Horoskopi Mujor

Horoskopi i Susan Miller për muajin korrik 2019: Binjakët dhe Gaforrja

Shkruar nga Anabel

2 Korrik 2019

Horoskopi i Susan Miller për muajin korrik 2019: Binjakët dhe Gaforrja

Horoskopi i Susan Miller për muajin korrik 2019: Binjakët dhe Gaforrja

Bëhuni gati për ndryshime në burimet tuaja financiare dhe kjo falë eklipsit të 2 korrikut. Mund të ndryshoni vendin e punës, mund të ngriheni në detyrë, ose nëse jeni i vetëpunësuar, do të takoni një klient të rëndësishëm. Vetëm kujdes! Merrni gjithë kohën që ju duhet për t’u siguruar që këto ndryshime do të jenë efektive.

Ju mund të hiqni dorë nga një burim të ardhurash, por kjo s’do të thotë që situata financiare do të përkeqësohet. Ndoshta do të keni nevojë të këshilloheni me dikë që i njeh mirë financat, në mënyrë që të bëni kursimet dhe shpenzimet e duhura.

Me pak fjalë, i gjithë ky muaj do të rrotullohet rreth financave tuaja. Neptuni do të jetë i pozicionuar shumë bukur në eklipsin e 16-të korrikut, kështu që mund të merrni një ofertë nga ndonjë televizion apo të jeni pjesë e ndonjë reklame. Kjo do t’i rrisë edhe më të ardhurat tuaja.  Gjatë korrikut, Mërkuri do të jetë në prapavijë, kështu që axhenda juaj do të jetë e mbushur me vonesa dhe punë që shtyhen.  Organizoni një udhtim të vogël jashtë qytetit. Zgjidhni një vend me diell dhe kushtojini më shumë kohë familjes.

Ky muaj mund t’ju gjejë duke u përgatitur për ndonjë ndërhyrje, kështu që duhet të telefonini kompaninë tuaj të sigurimit që procedura të shkojë siç duhet.

Në punë, dita më e mirë është 25 korriku, por kujtohuni të mos firmosni asgjë derisa Mërkuri të kthehet nga prapavija.

Horoskopi i Susan Miller për muajin korrik 2019: Binjakët dhe Gaforrja

Ky do të jetë një muaj i fuqishëm me dy eklipse-një në Gaforre dhe një në Bricjap. Këto eklipse do të theksojnë dëshirat tuaja personale dhe ato të partnerit tuaj (qoftë ai në jetën personale apo në atë profesionale).

Eklipsi i parë, më 2 korrik do të hapë dyer të reja që do t’ju detyrojnë të shihni përpara. Urani, planeti i surprizave do të sjellë lajme të papritura që me shumë gjasa do të vijnë nga një mik i mirë që keni. Me shumë mundësi, do të merrni një ftesë për të qenë pjesë e një eventi social që përfshin si të mëdhenjtë edhe fëmijët. Aty, mes gjithë të ftuarëve, do të takoni dikë që do të jetë shumë i rëndësishëm në projektet e të ardhmes.

Dukeni gati për të marrë përsipër përgjegjësinë e radhës! Mund të jeni duke u martuar apo drejt përfundimit të një objektive të finalizuar me sukses. Arritjet tuaja tani dhe ato të 18 muajve në vazhdim do të formojnë themele të forta të jetës suaj teksa ecni përpara.

Eklipsi i 16 korrikut do të kërkojë një organizim të mirë të gjërave. Mos merrni vendime finale për momentin, edhe pse duket sikur po ju presionojnë që ta bëni këtë. Negocioni për të marrë sa më shumë kohë të jetë e mundur dhe mendoni gjatë.  Do të ndjeni paksa tension këto muaj sepse Urani është në kënd të vështirë me Marsin, gjë e cila do të sjellë disa ndryshime në karrierën tuaj. Duhet të uleni dhe të merreni pak me financat tuaja, pasi ato janë të parat që do të preken nga këto ndryshime.

Kushtoji vëmendje shëndetit pasi e keni lodhur veten më shumë se ç’duhet.

Pavarësisht si duken financat tani, ndihma është në anën tuaj dhe provën e parë të kësaj do ta shihni më 25 korrik. Mërkuri do të jetë në prapavijë që nga data 7 deri në 31 korrik dhe këtë periudhë do të jeni jo pak konfuzë. Jepini kohë vetes për të menduar. Ajri mund të jetë i mbushur me pluhur dhe do ta keni të vështirë për ta parë rrugën që keni para. Mos harroni, kur diçka mbaron, një kapitull i ri është gati për të nisur.

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.