Miss Irina Jovanka duket se dëshiron vërtet të sjellë paqen në botë! Pasi u sulmua egërsisht nga mediat serbe për gjestin e shqiponjës, e reja nuk e pati në plan të ndalej me aq.
Konkurrentja e “Miss Freedom of The World” ishte e ftuar në emisionin “n’Kosovë Show” së bashku me Miss- e tjera ku guxoi të puthte flamurin e Kosovës dhe të këndonte këngën e shumëdashur shqiptare “Xhamadani vija- vija”.
E pyetur nëse Irina ishte mikëpritur nga shqiptarët, përgjigja qe:
“Po, me respekt edhe shumë mirë.”