Dieta

Gjatë verës, Kourtney Kardashian ia beson trupin vetëm kësaj diete

Shkruar nga Anabel

1 Korrik 2019

Gjatë verës, Kourtney Kardashian ia beson trupin vetëm kësaj

“Ne presim gjithë vitin për verën dhe kur më në fund vjen, dua që unë të ndihem dhe të dukem në formën time më të mirë,” shkroi ajo në website-n e saj, Poosh. “Kohëve të fundit, e kam trajtuar mirë vetën dhe dua të kthehem te rruga e duhur, kështu që do të ndjek dietën keto në muajt e ardhshëm”.

Gjatë verës, Kourtney Kardashian ia beson trupin vetëm kësaj

Ç’kuptim ka “keto”?

Emri “keto” vjen nga fjala “ketogjenike”. Kur njeriu ndjek këtë plan të ushqyeri, trupi hyn në një gjendje të quajtur ketozë. Kur trupi hyn në ketozë, detyrohet të djegë dhjamin për të pasur energji në vend të sheqernave.

Çfarë është ekzaktësisht dieta keto?

Dieta rekomandon që 70% e kalorive të nevojshme ditore të merren nga yndyrnat, 20-25% nga proteinat dhe 5-10% nga karbohidratet. Kjo do të thotë që vaktet e konsumuara gjatë ditës duhet t’u përmbahen këtyre kushteve. Për mëngjes për shembull, mund të konsumohen vezë dhe avokado në vend të çerealeve dhe frutave.

“Mënyra e duhur për ta ndjekur këtë dietë është të hash vetëm në 8 orë (pa sheqerna, pa karbohidrate). Quhet dieta Keto, google-ojeni. Ka funksionuar te shumë njerëz që njoh[...]” – shkroi Lori Hoxha në Instagram pak kohë më parë.

Sa herë mund të zbatohet?

Dieta mund të zbatohet për sa kohë të dëshironi, sepse është më tepër një stil jetese, sesa dietë e mirëfilltë ushqimore.

Shënim: Dieta keto mund të mos jetë e duhura për ju, pavarësisht rezultateve që duket se siguron. Konsultohuni me mjekun a dietologun tuaj para se t’i përkushtoheni një vendimi të tillë.