Pa lënë pas shenjat e tjera të zodiakut, ky artikull ka bërë bashkë çiftet më bombastike, kur vjen puna te seksi i zjarrtë dhe pasionant.
Virgjëresha dhe Peshqit
Janë shenja të kundërta, por kanë një tërheqje shumë të fortë mes njëra-tjetrës. Virgjëresha është e turpshme në fillim, por Peshqit janë mjaftueshëm të ndjeshëm sa t’i nxjerrin nga "guacka". Sapo ndihen rehat lidhen në një nivel shumë të thellë fizik dhe emocional. Nuk e diskutojnë kurrë jetën seksuale me të tjerët, por kjo vetëm sa i rrit intimitetin.
Demi dhe Akrepi
Akrepi ka nevojë për intimitet, ndërsa Demi ka nevojë për eksperienca sensuale. Të dy, së bashku do të bëjnë shumë seks brenda dhe jashtë dhomës së gjumit.
Gaforrja dhe Bricjapi
Gaforrja ka imagjinatë, është ëndërrimtare, ndërsa Bricjapi është i disiplinuar dhe i përgjegjshëm. Shenjat kanë dy personalitete të kundërta, por shpesh gjejnë pika takimi. Tërhiqen shumë nga njëri-tjetri dhe argëtohen duke jetuar fantazitë e tyre.
Binjakët dhe Shigjetari
Janë të dy të egër, kërkojnë aventura dhe inkurajojnë njëri-tjetrin të guxojnë. Bashkë janë ekstremisht eksperimentalë në dhomën e gjumit dhe do të emocionoheshin shumë të gjenin një pjesëmarrës të gatshëm për të bërë marrëzira.