Showbiz dhe TV

Martohen futbollisti i Kombëtares dhe ish-Miss Shqipëria

Shkruar nga Anabel

22 Qershor 2019

Martohen futbollisti i Kombëtares dhe ish-Miss Shqipëria

Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Elseid Hysaj, dhe ish-Miss Shqipëria 2013, Fiorenza Lekstakaj, kanë kurorëzuar historinë e tyre të dashurisë përmes një ceremonie të organizuar në kalanë e Shkodrës, në vendlindjen e futbollistit.

Martohen futbollisti i Kombëtares dhe ish-Miss Shqipëria

Martohen futbollisti i Kombëtares dhe ish-Miss Shqipëria

Deri tani, këto janë fotot e bëra publike nga ceremonia.

Martohen futbollisti i Kombëtares dhe ish-Miss Shqipëria

Në një intervistë për tuttomercatoweb.com, dy vite më parë, ish-Miss Shqipëria rrëfeu disa detaje të romancës së tyre. “Gjithçka nisi katër vite më parë, teksa Elsi ishte duke kaluar përpara shkollës sime së bashku me disa miq të përbashkët. Për të nuk ishte e vështirë të merrte numrin tim dhe të më telefononte. Brenda pak ditësh jemi takuar dhe kemi dalë bashkë,” u shpreh ajo.

“Nuk e di nëse mund të quhet e tillë, por unë dhe Elsi jemi zbavitur tej mase së bashku. Na mjaftonte vetëm një film në kinema për t’i mbushur ditët tona me argëtim dhe të kënaqeshim me njëri-tjetrin. Në pak kohë, nuk mundeshim më të ndaheshim nga njëri-tjetri.”

Hysaj dhe Fiorenza, bashkë që prej vitit 2013, janë prindër të vogëlushit 3-vjeçar, Elisit.

Martohen futbollisti i Kombëtares dhe ish-Miss Shqipëria