Celebrity

Nga ylli i The Rolling Stones, te Donald Trump e Nicolas Sarkozy: Dashuritë e Carla Bruni-t

Shkruar nga Anabel

22 Qershor 2019

Nga ylli i The Rolling Stones, te Donald Trump e Nicolas Sarkozy: Dashuritë

Në të njëzetat e saj, në fillim të viteve '90, Carla Bruni u bë pjesë e gjerenatës së parë të supermodeleve së bashku me Naomi Campbell dhe Kate Moss. Më pas, rreth moshës tridhjetë vjeçare, Bruni braktisi modelingun për t’iu përkushtuar muzikës. Gjatë karrierës së saj, ajo pati lidhje me disa nga njerëzit më të famshëm në botë.

Nga ylli i The Rolling Stones, te Donald Trump e Nicolas Sarkozy: Dashuritë
Eric Clapton dhe Carla Bruni

Në fillimet e karrierës së vet, Carla Bruni ishte në një lidhje me muzikantin anglez Eric Clapton. Më pas, u raportua se modelja u përfshi në një tradhti me yllin e The Rolling Stones, Mick Jagger në kohën që ajo vazhdonte romancën me Clapton, ndërsa Jagger ishte në një marrëdhënie me modelen dhe aktoren amerikane, Jerry Hall. Marrëdhënia Jagger-Hall përfundoi në 1999-n, pas 22 vitesh dhe thuhet se shkak u bë Bruni.

Nga ylli i The Rolling Stones, te Donald Trump e Nicolas Sarkozy: Dashuritë
Carla Bruni dhe Mick Jagger

Përpos tyre, Carla Bruni është përfolur edhe për lidhet me Donald Trump dhe yllin e filmave Kevin Costner.

Nga ylli i The Rolling Stones, te Donald Trump e Nicolas Sarkozy: Dashuritë
Carla Bruni dhe Donald Trump
Nga ylli i The Rolling Stones, te Donald Trump e Nicolas Sarkozy: Dashuritë
Kevin Costner dhe bashkëshortja, Christine Baumgartner

Po kështu, diku tek dhjetë vite më parë, ajo jetonte me botuesin francez Jean-Paul Enthoven. Më pas, u dashuria me djalin e tij, filozofin Raphaël Enthoven, i cili ishte 10 vite më i vogël se ajo.

Nga ylli i The Rolling Stones, te Donald Trump e Nicolas Sarkozy: Dashuritë
Jean-Paul Enthoven

Ata u martuan fill sapo ai u divorcua nga gruaja Justine Lvy, e cila në vitin 2004 u hakmorr ndaj tyre duke shkruar një roman që pati tepër sukses, “Nothing Important” (Asgjë e rëndësishme). Carla dhe Raphaël kanë një djalë 17 vjeçar, Aurélien Enthoven.

Nga ylli i The Rolling Stones, te Donald Trump e Nicolas Sarkozy: Dashuritë
Raphaël Enthoven dhe Carla Bruni

Sot, Carla Bruni është e martuar me ish-presidentin e Francës, Nicolas Sarkozy, me të cilin u takua në një darkë në nëntor të vitit 2007, një muaj pasi ai ishte ndarë nga Cécilia Attias. Carla dhe Nicolas u martuan më 2 shkurt të vitit 2008 dhe janë prindër të vajzës shtatë vjeçare, Giulia. Sarkozy është prind edhe i tre fëmijëve të tjerë nga martesa e mëparshme: Jean dhe Pierre (nga martesa me Marie-Bominique Culioli 1982-1996) dhe Louis (nga martesa me Cécilia Attias 1996-2007).

Nga ylli i The Rolling Stones, te Donald Trump e Nicolas Sarkozy: Dashuritë
Nicolas Sarkozy dhe Carla Bruni

Siç mund ta keni lexuar, dje (21 qershor), Carla Bruni mbajti një koncert në Amfiteatrin e Butrintit me këngët e albumit më të fundit, të titulluar “French Touch” i cili u publikua në vitin 2017.