E keni marrë vesh? Nevina Shtylla dhe Eros Grezda janë bashkë!
Kush dhe kush thatë? Nevina Shtylla, moderatore e “Procesit Sportiv” dhe “E diell” është e lidhur me futbollistin e kombëtares, Eros Grezda. Si, qysh, tek e morëm vesh, lexoni këtu.
Në puntatën e mbrëmshme të “Procesit Sportiv,”në fund të pjesës së parë, Manushi thjesht përmend emrin e Grezdës, pa asnjë qëllim specifik në mendje, thjesht për të ngacmuar Nevinën. Reagimi i saj s’ka të paguar.
Moderatorja dëgjoi një herë “Grezda” dhe ruajti qetësinë. Dëgjoi “Grezda” herën e dytë dhe menjëherë, dorën mbi gojë Manushit. Le ta quajmë versioni shik i “mbylle gojën se s’thuhen këto gjëra.” (min 29:00)
Ah, ç’konfirmim thashethemesh.
Ndërkohë, Grezda: