TV Mania

Nëse dy bashkëpunime s’janë mjaft, Ronela dhe Don Phenom kanë të tjerë

Shkruar nga Anabel

16 Qershor 2019

Nëse dy bashkëpunime s’janë mjaft, Ronela dhe Don Phenom

Dy javë më parë, Ronela Hajati dhe Don Phenom publikuan bashkëpunimin e paralajmëruar. Na falni. Bashkëpunimet, në shumës. Njëri quhet “Çohu,” ndërsa tjetri “Dilema” dhe mund t’i dëgjoni duke klikuar mbi tituj.

Meqë jemi te dilema, e dinit cila ishte dilema më e madhe e Don Phenom-it? Pikërisht bashkëpunimet me Ronelën. Në “Qitja pikën” të "Prive", reperi tregon se qe shumë i pavendosur në lidhje me këngët me Ronelën. Jo s’e nuk i pëlqenin, por ishin 3-4 demo, nga të cilat duhet të zgjidhnin më të mirat. Cilat fituan e dimë tashmë, por!

Është të paktën një (ose dy) këngë me Ronelën që s’pati shansin të jetonte në sy të botës. Nëse s’ju mjaftuan dy bashkëpunimet, lutjuni nëpër komente këngëtareve dhe ndoshta jua plotësojnë dëshirën. Fundja, janë thuajse gati. Pse t’i çojmë dëm?