Dy vite pas lidhjes së tyre, këngëtari i njohur i Coldplay, Chris Martin, dhe aktorja Dakota Johnson thuhet se janë ndarë. Burime të ndryshme u shprehën për The Sun se “ata u ndanë disa javë pasi nisën të flisnin për martesën”.
Një mik i muzikantit tha për The Sun se “po diskutonin martesën, por duket se kanë vazhduar në rrugë të ndryshme”. “Ishte një surprizë për të gjithë”.
Dakota Johnson foli për herë të parë për lidhjen shumë private me Chris Martin në shtator të 2018-s. Në një intervistë për Tatler, ylli i “Fifty Shades of Grey” dha një deklaratë të shkurtër, por të ëmbël për të dashurin e saj muzikant. “Nuk dua të flas për këtë, por jam e lumtur,” tha Johnson për Tatler. Shkurt fare.
Në fillim të shtatorit, Dakota dhe Chris u fotografuan me tatuazhe infiniti në krah, një lloj shenje për seriozitetin e marrëdhënies. Tatuazhi i Dakota-s ndodhet nga jashtë bërrylit të majtë, ndërsa i Chris në brendi të krahut të djathtë.
Dakota dhe Chris, i cili u nda nga Gwyneth Paltrow në 2014-n, filluan të dilnin bashkë në dhjetor të 2017-s. U raportuan një sërë takimesh, koncerte, darka në Israel dhe sushi në Los Angeles.
Deri tani, asnjë për tyre nuk ka reaguar në lidhje me thashethemet për ndarje.