Pak ditë më parë shkruajtëm për “Chernobyl,” serialin që zëvendësoi me sukses “Game of Thrones” në HBO. Me vetëm pesë seri, seriali bëri aq shumë bujë, sa njerëzit po flasin në internet për nivele rrezatimi (gjë që të paktën është e pazakontë) dhe po udhëtojnë drejt Ukrainës për të vizituar vendin ku ndodhi tragjedia.
Disa nga këta vizitorë janë modele ose blogere në Instagram që bëjnë foto disi provokuese, si puna e këtyre më poshtë.
Krijuesi i “Chernobyl”, Craig Martin iu drejtua Twitter-it për të kritikuar fotot dhe selfiet e modeleve. “Nëse vizitoni Çernobilin, kini parasysh se aty ka ndodhur një tragjedi e tmerrshme. Tregoni respekt për gjithë ata që vuajtën dhe sakrifikuan aty,” shkruan ai.
It's wonderful that #ChernobylHBO has inspired a wave of tourism to the Zone of Exclusion. But yes, I've seen the photos going around.
— Craig Mazin (@clmazin) June 11, 2019
If you visit, please remember that a terrible tragedy occurred there. Comport yourselves with respect for all who suffered and sacrificed.
Edhe njerëz të tjerë online i kanë kritikuar fotot dhe selfiet duke shpjeguar se janë të papërshtatshme dhe se tregojnë mungesë respekti.
Seriali në fjalë dramatizon shpërthimin masiv të centralit bërthamor në Ukrainë. Një aksident në orët e para të 26 prillit të 1986-s shkaktoi një valë energjie dhe një seri shpërthmesh që emetuan 400 herë më shumë rrezatim në atmosferë sesa bomba atomike në Hiroshimë.
Më shumë se 100 mijë njerëz u detyruan të braktisnin shtëpitë. Nuk dihet me siguri sa njerëz humbën jetën, por përflitet rreth 4000.
Rrezatimi pati ndikim të pamohueshëm te banorët që jetonin në Pripyat – qytetin që u themelua për t’i shërbyer centralit në Çernobil.
Zonat e banuara rreth centralit – thuajse 350 mijë banorë – u evakuuan 36 orë pas shpërthimit dhe që atëherë, rreth pesë milion njerëz janë ekspozuar ndaj rrezatimit pasi jetojnë në toka të kontaminuara në Bjellorusi, Rusi dhe Ukrainë.
Turizmi në zonë është rritur me 40% që pas bujës së “Chernobyl.”