Social Buzz

75 vite pas luftës, ish-ushtari takon të vetmen grua që dashuroi në jetë

Shkruar nga Anabel

12 Qershor 2019

75 vite pas luftës, ish-ushtari takon të vetmen grua që dashuroi

75 vite më parë, një çift e pa njëri-tjetrin në sy, pa e ditur se do të qe takimi i tyre i fundit, të paktën deri në 2019-n.

Kara Troy Robbins, pjesë e ushtrisë amerikanë në Francën veri-lindore në vitin 1944, ra në dashuri me një vajzë franceze, Jeannine Pierson, asokohe 18 vjeçe. Por një mëngjes, Robbins, 24 vjeç, u largua nga vendi ku ndodhej në kohën kur u dashurua me Jeannine-n, me shpresën se do të kthehej sërish. “Kur u largua me kamion, bërtita, sigurisht e trishtuar,” tha Pierson. “Uroja që pas luftës të mos kthehej në Amerikë”.

Por ja që për fat të keq ata i humbën kontaktet me njëri-tjetrin. Të dy vazhduan jetën e tyre, krijuan familje. Por pavarësisht martesës, Robbins nuk e hodhi kurrë fotografinë e Jeannine-s, të cilën e mbante me vete kur u kthye para disa ditësh në Francë, me shpresën se dikush do ta njihte.

75 vite pas luftës, ish-ushtari takon të vetmen grua që dashuroi

Pas u takua me gazetarë, të cilët e ndihmuan për të gjetur njeriun e zemrës, Robbins ra në gjurmët e saj dhe më në fund, pas 75 vitesh, u takua me të vetmen grua që dashuroi në jetë. “Gjithmonë të kam dashur, të kam pasur gjithnjë në zemër,” i tha ai asaj. Të dy të ve, qëndruan për pak orë me njëri-tjetrin para se Robbins të largohej. “Jeannine, të dua,” u shpreh ai me lot në sy duke premtuar një takim tjetër.

Burimi: EuroNews