KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Parfume

Pse njerëzit po blejnë këtë parfum me aromë sperme?

Shkruar nga Anabel

11 Qershor 2019

Siç e kuptuat edhe nga titulli, parfumi për të cilin do të lexoni në këtë artikull shkon përtej pritshmërive të një parfumi të çuditshëm. “Secretions Magnifiques” (Sekrecionet madhështore) është parfumi i çuditshëm nga Etat Libre d’Organge, i cilli fillimisht u kritikua ashpër, ndërsa tani po blihet masivisht për shkak se njerëzit janë kuriozë për aromën.

Parfumi u frymëzua nga epidemia e SIDA-s në vitet 1980. Në një intervistë për Vice, krijuesi i parfumit, Etienne de Swardt, shpjegoi procesin e frymëzimit për aromën e çuditshme. “Kur isha adoleshent, u shqetësova shumë për krizën e AIDS,” tha ai. “Secretions Magnifiques është i lidhur me vitet ’80. Mendova të bëj një parfum që të nuhaste njësoj si ajo kohë. E kam fjalën për atë kohë që shkonte sa te romantizmi aq edhe te pornografia, ku njerëzit humbisnin midis dëshirës dhe dhëshpërimit për seks.”

Në vijim shtoi se ai “shkon përtej tabusë”. “Ne bëjmë krijime radikale, të cilat janë deklarata të pavarësisë”.

Parfumi shitet për 90 euro dhe përshkruhet nga njerëzit në internet si një parfum me aromë të ngjashme me atë të “një foshnje të sëmurë” dhe “e kripur”. Thuhet se është projektuar për të nuhatur si seksi, por nuk dihet qartë si është bërë.

Për prodhimin e tij u përdorën laboratorët Givaudan dhe Mane, të njohur për prodhimin e parfumeve përmes përpunimit të përbërësve natyralë.

Burimi: Vice dhe Daily Mail

MOS I HUMBISNI