
Shtatë muaj pasi Valbona Selimllari vendosi të rrëfehej vetë publikisht për mëmësinë dhe familjen që ajo ka krijuar këto 13 vjet, kjo është hera e parë që Miss-i i parë shqiptar vendos të dalë hapur në publik me tre fëmijët e saj.
Përtej imazhit perfekt dhe shumë të kuruar, si anëtare e jurisë që gjykon Vip-at në "Dance With Me", Valbona na prezantohet jashtë punës si nëna që kujdeset për rritjen e fëmijëve të saj. Kemi mundur ta fotografojmë në dy ditë të ndryshme me dy djemtë dhe vajzën e vogël.
Në Panairin e Librit që po mbahet në Pallatin e Kongreseve, Valbona ka qënë në shoqërinë e dy djemve të saj, të cilët si kurrë më parë vendos ti marrë me vete në një event të tillë me shumë njerëz të pranishmëm dhe shumë sy kureshtarë. Pranë saj ishin dhe mikesha këngëtare, Rovena Dilo dhe dy kolegët në jurinë e "Dance With Me", Ilir Avdyli dhe Robert Alijaj.
Vajzën e saj të vogël mbi 1-vjeçare Valbona nuk e ka marrë me vete në Panair, duke e konsideruar mbase një ambient jo shumë të përshtatshëm për fëmijë të vegjël, por kjo nuk do të thotë që ajo nuk e shëtit me karrocë nëpër Tiranë. Ish-missi zakonisht me vajzën shihen në lokalin e Rovena Dilos në zonën e ish-Bllokut, ku ëhstë bërë edhe kjo foto e fundit.
Para se të deklaronte vetë publikisht faktin se Valbona ishte nënë e tre fëmijve, ajo publikoi në Instagramin e saj një foto Krishtlindjesh në fundvitin e kaluar me dy djemtë e saj, pak muaj pasi kishte sjellë në jetë vajzën. Edhe pse në kryeqytet dihej që Valbona ishte bërë nënë prej 13 vitesh, që kur erdhi në jetë djali i parë, ajo është kujdesur që të mos dilte kurrë hapur në media me fëmijët e saj.
Kjo është hera e parë që Valbona fotografohet në publik me tre fëmijët, pas deklaratës televizive dhënë në prill të këtij viti, gjatë një rrëfimi për jetën e saj për programin "Kontrata" të Sonila Meços. Ish-missi u shpreh se përtej imazhit të krijuar prej mbi 20 vitesh në ekran, jashtë ekranit ajo ëhstë një nënë e përkushtuar dhe e lidhur ngushtë me fëmijët.
Edhe pse ajo ka bërë tri lindje, Valbona tashmë në moshën 43-vjeçare shfaqet në formë, duke sfiduar edhe 20-vjeçaret.
Burimi: Suplementi Panorama Pus