Beauty

Ju prezanojmë zyrtarisht me ‘Gruan më Seksi në Botë'

Shkruar nga Anabel

11 Qershor 2019

Ju prezanojmë zyrtarisht me ‘Gruan më Seksi në

Revista Maxim ka publikuar listën e vet zyrtare me 100 gratë më të bukura në botë, ku më e bukura, më e suksesshmja dhe gruaja më seksi është shpallur Olivia Culpo. “Gjithmonë e kam parë listën e Maxim Hot 100 me admirim,” u shpreh ajo. “Ka pasur kaq shumë gra të mençura dhe të suksesshme që më kanë frymëzuar në karrierën time.”

Ju prezanojmë zyrtarisht me ‘Gruan më Seksi në

Ju prezanojmë zyrtarisht me ‘Gruan më Seksi në

Olivia Frances Culpo është modele, ish-miss dhe aktore amerikane. Pasi fitoi Miss Rhode Island në SHBA, u kurorëzua Miss SHBA dhe më pas fitoi Miss Universe në vitin 2012, duke u bërë përfaqësuesja e parë nga SHBA-ja që fitonte Miss Universe pas Brook Lee në vitin 1997.

Ju prezanojmë zyrtarisht me ‘Gruan më Seksi në

Përpos modelingut në fushata të L'Oréal dhe Kipling, Olivia ka marrë pjesë si aktore në disa filma si “The Other Woman”, “American Satan”, “I Feel Pretty” dhe “Reprisal”. Përsa i përket romancave, nga viti 2013 deri në 2015 ishte e lidhur me Nick Jonas, ndërsa më pas me futbollistët Tim Tebow dhe Danny Amendola.

Ju prezanojmë zyrtarisht me ‘Gruan më Seksi në

Maxim ka shpallur më parë si "Gruan më Seksi në Botë" emra si Taylor Swift, Miley Cyrus, Olivia Wilde apo Hailey Baldwin. Fituesja e vitit të kaluar qe modelja Kate Upton.

Ju prezanojmë zyrtarisht me ‘Gruan më Seksi në
Kate Upton.