KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Shqipëria

Banka e Shqipërisë hedh në qarkullim 10 lekëshin e ri

Shkruar nga Anabel

11 Qershor 2019

Përmes një deklarate online, Banka e Shqipërisë ka njoftuar se prej datës 25 qershor të këtij viti, do të hidhet në qarkullim  10 lekëshi i ri. “Rishtypja e monedhave metalike shqiptare me kurs ligjor, me vlerë nominale 10 Lekë, është miratuar me vendimin 2/2018 të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, në mbështetje të ligjit 8269/1997 “Për Bankën e Shqipërisë”, i ndryshuar,” shkruhet në deklaratë.

Monedha e re metalike ka të njëjtën përbërje, pamje, përmasë dhe peshë me monedhën e mëparshme, emetim i vitit 2013.

Po ku qëndron ndryshimi? Në monedhën e re, përpos vitit të emetimit që do të jetë 2018, do të ndryshojë edhe shkrimi i fjalëve nga LEKE në LEKË si edhe nga SHQIPERISE në SHQIPËRISË.

Photo Courtesy of www.bankofalbania.org

Shpresojmë që në të ardhmen rregullat e drejtshkrimit të zbatohen edhe për monedhat dhe kartëmonedhat e tjera.

MOS I HUMBISNI