KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Celebrity

‘Mbreti i Hollywood- it’: Historia e yllit botëror, që dashuroi gjithë jetën vetëm 1 grua

Shkruar nga Anabel

11 Qershor 2019

Një nga aktorët më të famshëm të Hollywood- it qëlloi të ishte edhe burri më i pashëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Vështirë të mos të të binte në sy hijeshia dhe sharmi i tij. Njihuni me Clark Gable- in.

Artisti pati romanca të shumta përgjatë gjithë jetës së tij, u martua pesë herë por marrëzisht dashuroi vetëm një grua- Carole Lombard- in. Zemra e tij vazhdoi të rrihte për të edhe kur kjo e  fundit ndërroi jetë si pasojë e një aksidenti tragjik.

William Clark Gable lindi më 1 shkurt 1901 në Cadiz, Ohio. Mamaja e tij, Adeline vuante nga epilepsia dhe ndërroi jetë para ditëlindjes së tij të parë. Pas disa vitesh, i ati, William Henry Gable u martua me Jennie Dunlap- in, e cila i kushtoi rëndësi edukimit të Clark- ut. Ajo e mësoi të sillej mirë, t’i kushtonte rëndësi paraqitjes dhe të Luante piano. Në moshën 17- vjeçare, Gable luante muzikë, lexonte Shakespeare- n dhe ishte një mekanik i zoti. Qe pikërisht kjo, koha kur i mituri mendoi të bëhej aktor.

Pas vdekjes së njerkës, Clark nisi të punonte si druvar dhe më pas si operator telefonie. Më tutje mundi të ishte punëtor në teatër duke u gjendur më pranë ëndrrës për t’u ngjitur në skenë. Dëshira e tij më e madhe u bë realitet në moshën 20- vjeçare duke luajtur rolin e parë si një kuzhiniere (rol gruaje). Regjisori nuk e pëlqeu aspak aktrimin e Clark- ut dhe ky i fundit nuk u ftua në asnjë shfaqje tjetër.

Më vonë, Gable e gjeti veten në Portland, ku u takua me mësuesen e aktrimit, Josephine Dillon- in. Ajo mendonte se djaloshi kishte një shkëndizë talenti dhe u Bind për ta shndërruar në një yll. Ishte Josephine ajo që pagoi për trajtimet e tij dentare, prerjen e flokëve si dhe e mësoi të qëndronte, të ecte dhe të punonte me zërin ashtu siç duhej.

Shumë shpejt, dyshja ra në dashuri dhe në 1924- n, pasi u zhvendos në Los Angeles, lidhi kurorë. Josephine ishte 17 vite më e madhe se Gable. Ajo u shndërrua në menaxheren e tij,e ndihmoi të siguronte role dytësore dhe të njihej me pseudonimin “Mbreti i Hollywood- it”.

Vite më vonë, Clark do të shndërrohej në një mbret të vërtetë të kinematografisë. Clark dhe Josephine jetuan bashkë për 6 vite. Ai nisi të fitonte popullaritet dhe fansave u tërhoqi vëmendjen pamja dhe zëri i tij i fuqishëm. Në 1931- shin partnerët u divorcuan dhe Clark u martua me Maria Langham- in, e cila gjithashtu ishte 17 vite më e vjetër se ai.

Maria dëshironte që i shoqi të ishtë sa më i famshëm, ndaj nisi të investonte shumë oara në karrierën e tij. Në 1931- n, Clark mori pjesë në 12 filma e ndërsa në 1934-n n në “It Happened One Night”, film që i dha famën e dëshiruar. Për më tepër roli i Peter Warren- it ishte ai që i dha Oscar- in e parë dhe të vetëm. Ndonëse e shoqja toleroi shumë nga “aventurat e tij romantike” divorci erdhi në vitin 1939. Ajo e paditi ish- bashkëshortin dhe mundi t'i merrte gjysmën e pasurisë. U duk se Gable nuk e përjetoi aspak keq ndarjen, ku fill një muaj pas divorcit u martua me aktoren e famshme Carole Lombard. Më vonë, aktori rrëfeu se ajo ishte dashuria e tij e vetme, të cilën e kujtoi dhe mbajti në zemër përgjatë gjithë jetës.

Në fotografi: Maria

Ata u takuan në vitin 1932 dhe në fillim nuk e pëlqyen njëri- tjetrin. Pas katër vitesh, Lombard dhe Gable u takuan sërish dhe aty duket se gjetën gjuhën e përbashkët. Muaj më vonë frekuentuan bashkë klube të modës, restorante dhe prej aty lindi historia e tyre e dashurisë.  Duke qenë se Clark ishte i martuar me Marian- n, të dashuruarve u duhej të takoheshin fshehurazi. Por me të mbaruar procedurat e divorcit, dyshja nuk nguroi të martohej. Pas dasmës, partnerët nisën të jetonin në një fermë jo fort larg Hollywood- it. Jeta e tyre qe krejtësisht ndryshe nga ajo e yjeve të tjerë. Nuk patën fushë tenisi, pishinë apo luks të tepruar.

Carole merrej me kuajt, Clark rriste pula dhe po ashtu mbanin shumë mace e qen. E dashuronin kalimin e një nate nën tendë. Të dy ndjeheshin fort mirë me njëri- tjetrin dhe Clark u duk se nuk pati interes për gra të tjera në jetën e tij. Carole dhe Clark planifikuan të bëheshin shumë shpejt prindër, një dëshirë që mbeti e thyer në dysh. Carole humbi dy fëmijë dhe pas kontrolleve të shumta mësoi se e ishte e pamundur të sillte në jetë një fëmijë. Kështu, aktorja ndaloi së marri pjesë në komedi dhe preferoi të luante role dramatike.

Kishin kaluar tashme 5 vite, kur nisi Lufta e Dytë Botërore. Sapo edhe SHBA u përfshi në 1941- n në  luftë, qeveria u kërkoi të famshmëve të mernin pjesë në një program bamirësie për ushtrinë. Sado që ajo u përpoq ta bindte Clark- un të udhëtonte me të, ai nuk pranoi pasi kishte nënshkruar një kontratë me një studio filmash.

Kështu, së bashku me të ëmën dhe agjentin e Clark- ut për shtyp, Otto Winkler (gjithashtu mik i familjes), Carole shkoi dhe mori pjesë. Pas eventit, dy shoqëruesit e saj kërkuan të udhëtonin me tren për t’u kthyer mbrapsht pasi kishin frikë të shkonin me avion. Meqë Carole mezi priste ta shihte bashkëshortin, u kërkoi të merrnin avionin. Në janar të 1942- shit, piloti humbi kontrollin dhe avioni u rrëzua mbi një mal. 22 personat e pranishëm në bord vdiqën që të gjithë.

Kur Gable mësoi se ç’kishte ndodhur nxitoi të shkonte në Las Vegas dhe kërkoi të nxirrte që aty trupat e pajetë por e ndaluan t’i afrohej vendit të aksidentit. Pas disa ditësh, aktorja u varros pranë të ëmës. Gable kërkoi që në një ditë të largët të varrosej po ashtu pranë Carole- s.

Pas ndarjes nga jeta të së shoqes, aktori nuk ndaloi së qenuri pjesë e filmave por “nuk ishte më i njëjti Clark Gable”,  u shpreh dikur aktorja Esther Williams. “Ai ishte i shkatërruar nga vdekja e saj.”

Kështu nIsi të jetonte i vetëm, të pinte gjatë gjithë kohës dhe të qëndronte në shtrat duke ndjerë në jastëk parfumin e së shoqes. Madje Clark nuk i lejonte shërbëtorët të merrnin as pluhurat në dhomën e Carole- s. Më 12 gusht të 1942- shit, Clark iu bashkua Forcave Ajrore të SHBA. Teksa mori pjesë në 5 misione ajrore, në njërin prejt tyre aeroplani i aktorit u sulmua dhe një plumb shpoi këmbën e tij. Ushtarët thanë se Clark u duk tepër i dëshpëruar që mundi t’i rezistonte sulmit pasi në një farë mënyrë po kërkonte të ikte nga kjo botë njësoj si Carole. Meqë Gable kishte nënshkruar një kontratë, iu rikthye filmit në qershor të 1944- s dhe nisi të pinte sërish.

Filloi të merrte pjesë në filma dhe të shoqërohej me gra. Madje u martua me Sylvia Ashley- n, një modele dhe aktore e famshme e cila njihej për martesat e saj me yje kiematografikë. Pas tre vitesh bashkë, pasi nuk mundën dot të dashuroheshin, u ndanë më 1952- shin.

Pas saj, Clark u shoqërua me Grace Kelly, Joan Crawford, Marion Davies, Lana Turner, Nancy Davis dhe shumë të tjera. Në 1955- n, Gable u martua për herë të pestë.  Një grua e re, e quajtur Kay Williams u bë bashkëshortja e tij. Ajo kishte shumë të përbashkëta me Clark- un, arsye përse ai i propozoi. Fatkeqësisht nuk mundi dot të gjendet dashurinë dhe lumturinë që pati me Carole- n.

Clark and Sylvia (majtas) dhe Clark and Kay (djathtas)

Gable ndërroi jetë si pasojë e një ataku në zemër gjatë xhirimeve të “The Misfits”. Kay Williams- i e varrosi të shoqin aty ku ai dëshironte, pranë dashurisë së jetës, gruas së tretë, Carole Lombard- it. Katër muaj pas vdekjes së tij, Kay i dha jetë një djali, fëmijës së vetëm ligjor të aktorit.

Po kështu, në dritë doli e vërtetë se Gable ishte i ati edhe i Judy- t, vajzës së aktores Loretta Young, lindur në 1935- n. Kurrë aktori nuk e bëri publike diçka të tillë dhe e takoi vajzën vetëm një herë. Informacioni u bë publik në 2011- n, pas vdekjes së Judy- t.

Judy dhe e ëma

MOS I HUMBISNI