Celebrity

Aktori i njohur martohet në fshehtësi të plotë

Shkruar nga Anabel

9 Qershor 2019

Aktori i njohur martohet në fshehtësi të plotë

Pas shumë spekulimesh për një dasmë të mundshme, aktori Chris Pratt u martua me vajzën e Arnold Schwarzenegger dhe Maria Shriver-it, Katherine Schwarzenegger. Ceremonia u organizua në Montecito, Kaliforni.

Aktori i njohur martohet në fshehtësi të plotë

Disa kohë më parë, Chris u shpreh se dasma “mund të organizohej nga vjeshta ose nga dimri” dhe dukshëm ishte një mënyrë për të larguar vëmendjen nga dasma e fshehtë verore. Burime për People konfirmojnë se dyshja kurorëzoi historinë e dashurisë në një ceremoni intime në një vend të gjelbëruar, të dekoruar me lule kudo.

Burimi u shpreh se “Katherine mbante veshur një fustan të thjeshtë, të shoqëruar me vello të gjatë me dantellë”.

Në gusht të dy viteve më parë, Chris Pratt i dha fund martesës 8-vjeçare me Anna Faris, me të cilën ka edhe një djalë 6-vjeçar. Një vit pas divorcit të bujshëm, nisën zërat e parë në lidhje me një romancë mes aktorit dhe Katherine, zëra që rezultuan të vërtetë në vijim.

Por planet e tyre të shpejta nuk përfundojnë me dasmën pasi ata duan fëmijë, shumë fëmijë. “Të ardhmen? Oh, shumë fëmijë! Ndoshta më pak kohë në punë dhe më shumë duke shijuar gjërat e bukura të jetës. Unë kam dashur të jem gjithnjë një njeri që punon për të jetuar, jo ai që jeton për të punuar. Dua të shijoj perëndime dielli, të kaloj kohë në nje fermë apo të peshkoj.”