Instagramming

Bashkëpunimi krejt i papritur i Adelina Ismailit

Shkruar nga Anabel

5 Qershor 2019

Bashkëpunimi krejt i papritur i Adelina Ismailit

Ky bashkëpunim mund të klasifikohet në të njëjtin vend si Luana dhe Bujar Qamili apo Enca dhe Muharrem Ahmeti. Me anë të dy postimeve në Instagram, dolëm në përfundimin se Adelina Ismaili do të publikojë një këngë me Rina Balajn. Po, me Rinën konkurrente të Taynas.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by RINA (@balajrina) on

Ju thamë që është i papritur.

Së pari, vetë Rina postoi një foto përkrah legjendës me përshkrimin “cila këngë mund të jetë? Së shpejti” dhe së dyti, vetë Adelina postoi një foto përbri producentëve ZzapnChriss, që menaxhojnë Rinën. Edhe llogaria zyrtare e ON Records konfirmon se së shpejti do të publikohet një këngë e Adelina Ismailit dhe Rinës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Adelina Ismaili (@adelinaofficiel) on

Në shkurt, Adelina tha në “E diell” se kënga e saj e fundit, “Sa 1000 engjuj” ishte e fundit edhe për publikun. Pra, i dha fund karrierës në muzikë. Pasi publiku u habit, ajo u gjend ngushtë dhe shtoi se “gjithçka është relative, nuk e di.”

Epo, tani e dimë.