Top List

Çfarë NUK duhet të bësh kurrë gjatë dasmave shqiptare këtë verë!

Shkruar nga Anabel

4 Qershor 2019

Çfarë NUK duhet të bësh kurrë gjatë dasmave

Në fakt titulli duhet të ishte “Çfarë NUK duhet të bësh kurrë nëpër të gjitha dasmat shqiptare ose të huaja qofshin ato, këtë verë, verën e vitit tjetër dhe për të gjithë muajt në vazhdim”, por sigurisht që na u desh ta shkurtonim. Pa humbur kohë, fillojmë me rregullat që duhet të respektoni në çdo dasmë.

Çfarë NUK duhet të bësh kurrë gjatë dasmave

1. Nëse po mendoni t’i propozoni të dashurës për martesë, mos e bëni KURRË në dasmën e dikujt tjetër. Lejojeni çiftin të shijojnë momentet dhe mos rrëmbeni vëmendjen.

Çfarë NUK duhet të bësh kurrë gjatë dasmave

2. Nëse jeni një ndër personat që duhet të mbajë një fjalim, sigurohuni të mos pini më shumë seç duhet. Padashje mund të shkatërroni momentin magjik.

Çfarë NUK duhet të bësh kurrë gjatë dasmave

3. Kemi përshtypjen se e dini që nuk preferohen veshjet e bardha pasi askush nuk ka pse të konkurrojë nusen. Po kështu shamngni edhe veshjet në ngjyrë të zezë dhe fustanet e shkurtër më shumë seç duhet.

Çfarë NUK duhet të bësh kurrë gjatë dasmave

4. Edhe nëse jeni personat më pak korrektë në botë, të paktën një ditë sigurohuni të mbërrini në kohë.

Çfarë NUK duhet të bësh kurrë gjatë dasmave

5. Kursejini kërcimet sensuale.

Çfarë NUK duhet të bësh kurrë gjatë dasmave

6. Nuk ka justifikime për dhuratat e zakonshme, të menduara një orë para dasmës. Me siguri që çifti nuk jua dërgoi ftesën një ditë para, ndaj merrni kohën e mjaftueshme për të menduar diçka të këndshme. Mund t’i pyesni ose t’i dhuroni para. Një çifti të sapomartuar do t’i hyjnë shumë në punë.

Çfarë NUK duhet të bësh kurrë gjatë dasmave

7. Mjaft me ankesa. Tregohuni të sjellshëm dhe mos qëndroni gjithë hundë e buzë vetëm sepse pjata juaj po vonohet paksa. Si ndodh zakonisht, gjithmonë në dasmat shqiptare do të jetë dikush që do t’i ngelë hatri për vendin ku e kanë caktuar të ulet. Ka gjasë t’ju rastisë të uleni me njerëz që i takoni për herë të parë. Edhe? Hani, kërceni dhe shijoni dasmën. Mos i shkaktoni të tjerëve më shumë stres.

Çfarë NUK duhet të bësh kurrë gjatë dasmave

8. Respektoni eventin duke mos qëndruar në telefon shumicën e kohës.

Çfarë NUK duhet të bësh kurrë gjatë dasmave

9. Nëse nuk keni raport të mirë me alkoolin, mos e teproni. Një i/e dehur në dasmë nuk është kurrë diçka e këndshme.

Çfarë NUK duhet të bësh kurrë gjatë dasmave

10. E fundit, por jo më pak e rëndësishmja: Për asnjë arsye, mos postoni foto në rrjete sociale pa pyetur më parë çiftin. Nuk ju kushton gjë një fjali “A mund të postoj?”.

Ps. Nëse jeni prindër të një fëmije të vogël, mundohuni ta mbani nën kontroll dhe nëse i/e vogli/a acarohet dhe nis të qajë, tentoni ta qetësoni duke ndërruar për pak kohë ambient. Kursejini fjalitë “nuk kam çfarë t’i bëj, është fëmijë”.

Çfarë NUK duhet të bësh kurrë gjatë dasmave