Dua Lipa është emëruar ambasadore e fushatës së ardhshme për parfumin e ri të YSL Beauté. “Sekreti më i vështirë për t’u mbajtur,” shkroi Dua në Instagram. “Pra, jam shumë krenare dhe e emocionuar që do të jem imazhi i parfumit të ri të YSL. Faleminderit ekipit të pabesueshëm.”
View this post on Instagram
Në vijim, këngëtarja shtoi se “është një ëndërr e bërë realitet” sepse do të punojë me një markë të cilën e adhuron prej kohësh.
“Për mua është e rëndësishme të qenurit e fortë dhe me vetëbesim,” u shpreh ajo në lidhje me mënyrën si u ndërtua parfimi. “Si zëri i brezit të saj, Dua Lipa mishëron vlerat e pavarësisë dhe lirisë, të cilat kanë qenë gjithnjë pjesë e Yves Saint Laurent,” tha Stephan Bezy, menaxher i përgjithshëm i Yves Saint Laurent Beauté, një kompani në pronësi të L’Oréal.
View this post on Instagram