Siç u tha në shtator të 2017-s, parku i lojërave “7 xhuxhat” u shndërrua tërësisht. Parku kaloi nga një biznes privat në një hapësirë publike ku të gjithë fëmijët mund të argëtohen lirisht dhe të rriturit mund të kalojnë kohë në hapësirat e gjelbërta.
“Edhe një tjetër park lojërash i shtohet Tiranës te Rruga e Elbasanit! ‘7 xhuxhat,’ nga privat kthehet në publik me parking poshtë për prindërit dhe lojëra përmbi për fëmijët. Përdorim i dyfishtë ekonomik për hapësirën e limituar publike,” shkruan Veliaj në Facebook.
Përgjatë 4 viteve në Bashki, Veliaj ka ndërtuar 44 kënde lojërash “Nuk kishte mënyrë më të bukur për të mbyllur këtë 4-vjeçar se sa me një kënd të ri lojërash për fëmijët e Tiranës,” shkruan Veliaj në një postim të mëvonshëm.