Vitet e fundit, muzika shqiptare ia ka dalë të depërtojë në tregun botëror duke numëruar miliona klikime. Kujtohuni se si në 2016- n, e famshmja “Bon Bon” i hapi dyert Era Istrefit drejt një karrierë përtej kufijve vendas. Sot, hiti absolut i 3 viteve më parë rezulton më i klikuari në mesin e projekteve shqiptare, me afërsisht 667 milionë e 856 mijë views (shikime) në YouTube.
Po kështu “Zemër” nga Dhurata Dora dhe reperi algjerian Abderraouf Derradji, i njohur me emrin e artit Soolking brenda një muaji numëron më shumë se 100 milionë klikime në YouTube.
Për të vazhduar me Lumi B dhe Dafina - Kalon (43,999,844 views)
DJ Flow x Buta - Anuloje (4,001,998 views)
apo “Nasty Girl” EAZ ft. XEN & Ledri Vula (4 milionë klikime)
Të gjitha këto dhe shumë të tjera mbajnë jo rastësisht vulën e një njeriu të vetëm, që duhet thënë se po bën muzikën e momentit; pikërisht producenti dhe shkruajtësi i teksteve, Arbër Gjikolli.
I njohur ndryshe si Big Bang Beats, Gjikolli është aktualisht producenti on top (në krye) i muzikës moderne shqiptare. Nën emrin e tij dhe të shtëpisë së hiteve, RedBox, artistët shqiptarë kanë pasuruar repertorin e tyre me muzikë të suksesshme.
Duket se kudo që ka gisht Gjikolli, suksesi është i garantuar. Vera e vitit 2018 mbajti gjithashtu vulën e Big Bang Beats. Falë Gjikollit, Redbox dominoi një vit më parë tregun muzikor me:
(Arbri është vëllai i Gjikos)
Ndryshe Gjikollit i referohen si producenti që ringjalli Ledrin duke e rikthyer asokohe me të famshmen "100 probleme".
Shenja e tij e horoskopit? Akrepi