Horoskopi Mujor

Horoskopi i Susan Miller për muajin qershor 2019: Peshorja dhe Akrepi

Shkruar nga Anabel

1 Qershor 2019

Horoskopi i Susan Miller për muajin qershor 2019: Peshorja dhe Akrepi

Horoskopi i Susan Miller për muajin qershor 2019: Peshorja dhe Akrepi

Lajme të mira priten për karrierën, të cilat do të vazhdojnë edhe gjatë muajit korrik. Marsi aktiv ka hyrë tashmë në sektorin tuaj të karrierës dhe po stimulon ambiciet. Ky planet do t’ju japë motivimin për të përmirësuar performancën tuaj, për të venndosur kontakte me ish-shefat dhe klientët me të cilët keni punuar në të kaluarën si edhe me persona të tjerë që mund t’ju ndihmojnë të pozicion të ri apo të mendoni për pasione të reja. Çdo gjë fillon pasi t’i kushtoni rëndësi. Merrni këshilla nga bashkëshorti ose anëtarët e familjes.

Flasim tani për udhëtimet. Me shumë gjasë, do të largoheni nga qyteti për arsye pune ose thjesht për argëtim. Hëna e re më 3 qershor do të ndikojë pozitivisht. Mund të pushoni edhe për të menduar mbi strategji të reja për të ardhmen. Bëni plane brenda 10 ditëve që vijnë pas Hënës së re të 3 qershorit. Duket sikur mezi po prisni të vizitoni një vend të huaj.

Udhëtimi pritet të jetë në distanca të largëta. Mos harroni të shkoni sa më herët, pasi Mërkuri do të tërhiqet në prapavijë në fillim të korrikut dhe nuk do të ishte e zgjuar nga ana juaj të lëvizni gjatë kësaj periudhe.

Hëna e plotë e 17 qershorit do të theksojë shumë sektorin e udhëtimeve, vetëm se këtë herë duhet të largoheni më spontanisht. Zgjidhni një vend me diell. Gjysma e dytë e qershorit do të ketë shumë propozime për karrierë, të cilat do të kërkojë vendime të rëndësishme. Ndaj pushoni paraprakisht.

Neptuni, planeti i shprehjes artistike, do t’ju frymëzojë që të arrini sa më lart në projektet tuaja, të cilat do të jenë tepër të veçanta.

Në fund të muajit, do të merrni lajme të papritura dhe të mrekullueshme në të njëjtën kohë në lidhje me një shpërblim, komision, paradhënie, tarifë etj. Nëse jeni të vetëpunësuar, paratë mund të rrjedhin nga klientë prestigjozë.

Më 27 qershor, do të përjetoni eksperienca fantastike romantike. Do të jeni shumë të lumtur këtë ditë, ndaj mos qëndroni në shtëpi. Qofshit ose jo të lidhur, përgatituni për një darkë hyjnore. Në mos personi i zemrës, do t’ju shoqërojë një mik/mike.

Horoskopi i Susan Miller për muajin qershor 2019: Peshorja dhe Akrepi

Këtë muaj, do të përqëndroheni te paratë dhe do të gjeni mënyra si të negocioni. Akrepi parapëlqen të jetë i përgatitur, ndaj para se të bëni ndonjë marrëveshje, kaloni pak kohë duke menduar për veprimet. Neptuni, planeti që mund të shpërqëndrojë paksa, është tepër aktiv. Kërkoni ndihmë për sqarime të nevojshme për çdo marrëveshje, pasi mund të ngatërroheni.

Hëna e plotë e 17 qershorit do t’ju sjellë lajme të mira financiare. Shumica do të kenë të bëjnë me punën e shkëlqyer deri tashmë. Me fjalë të tjera, do të fitoni përmes performancës dhe reputacionit të mirë që keni ndërtuar prej kohësh. Shpërblimi do të jetë i konsiderueshëm.

Po kështu, ndikuar nga Hëna e plotë, do të mbyllni marrëveshje të rëndësishme financiare dhe koha në përgjithësi do të jetë e përsosur. Muajin e arshshëm, Mërkuri do të jetë në prapavijë – aspak koha e duhur për zgjedhje dhe vendime të rëndësishme. Do të ishte mirë të prisni deri në fillim të gushtit për të nisur me veprimet që mund t’i keni anashkaluar që prej qershorit.

Udhëtimi do të jetë një temë e rëndësishme e muajit, sepse Marsi, sundimtari juaj, do të vizitojë Gaforren, një shenjë shumë të pajtueshme me Akrepin. Një nga datat më romantike të muajit do të jetë 13 qershori, kur Marsi në Gaforre arrin te Neptuni te Peshqit. Zgjidhni një vend bregdetar me diell që ofron një pamje fantastike. Do të ndiheni seksi dhe të dëshirueshëm, të sigurt dhe të lumtur.

Po kështu një kohë tjetër perfekte për pak pushim, sidomos nëse jeni në një lidhje, do të jetë 27 qershori, kur partneri do t’ju befasojë për të bërë diçka të këndshme bashkë. Lëreni gjysmën tjetër tuajën të marrë situatën nën kontroll.

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.