Shqipëria

Qyteti shqiptar, rajoni më i varfër i Europës

Shkruar nga Anabel

31 Maj 2019

Qyteti shqiptar, rajoni më i varfër i Europës

Rajonet më të varfra të Europës janë ato të pjesës jug-lindore si në Rumani, Bullgari, Greqi, Shqipëri dhe disa rajone në Spanjë, ku të ardhurat për frymë janë diku te 60-75% krahasuar me mesataren e BE-së.

Një vlerësim i fundit i INSTAT, zbulon se qarku i Tiranës e ka prodhimin e brendshëm bruto për frymë sa 42% e mesatares së BE-së, ndërsa 8 qarqet e tjera më pak se 25% të nivelit mesatar për vitin 2017.

Qarku më i varfër i vendit është Kukësi me 18% dhe nisur nga të dhënat e grumbulluara deri në vitin 2017. Pra, Kukësi mbetet rajoni më i varfër i Europës.

Qyteti shqiptar, rajoni më i varfër i Europës
Shtojcë: Qarku i Fierit i ka të ardhurat sa 31.3% e mesatares së BE-së, Gjirokastra 30.9%, Durrësi 30.2 %, Vlora 25.6%, Berati me 25.4%, Dibra me 22.8%, Korça me 22.7%, Shkodra me 21.9.3% dhe Elbasani me 21.1% e mesatares së BE.

Sipas Eurostat, pabarazitë që ekzistojnë midis rajoneve të ndryshme mund t’i atribuohen një game të gjerë faktorësh, duke përfshirë: ndryshimet e sjella nga globalizimi (si zhvendosja dhe kalimi i aktiviteteve prodhuese dhe shërbimeve), trashëgimia e ish-sistemeve ekonomike, zhvillimet socio-ekonomike, largësia gjeografike dhe disponueshmëria e burimeve, duke përfshirë ato njerëzore. 

Shkrimin e plotë e lexoni në Monitor.al.