Duhet të jetë ndonjë planet në prapavijë a në ndonjë kënd të çuditshëm sepse plot njerëz po ndjejnë nevojën të bëjnë ndryshime drastike në pamje, veçanërisht në flokë.
Pas DeaMishel dhe Mozzikut, e radhës është Kim Kardashian me një prerje shkurt.
Kim u fotografua në Los Angeles me flokë të prerë drejt në gjatësi poshtë mjekrës. Dhe nëse dyshoni se është paruke, Chris Appleton, ai që kujdeset për flokët e Kim dhe jo vetëm, konfirmon me një postim në Instagram se i ka prerë vërtet.
Kohët e fundit, 38-vjeçarja i ka mbajtur flokët e gjatë deri në fund të kurrizit lëshuar e me onde të lirshme.
Fakt rastësor: Kim i preu flokët ekzaktësisht kështu verën e kaluar dhe u pendua momente më pas sepse i mungonin flokët e gjatë. Të ndjejmë Kim, të ndjejmë.