Showbiz dhe TV

Upssss! Trajneri i Kombëtares rrëzohet në konferencën për shtyp

Shkruar nga Anabel

28 Maj 2019

Upssss! Trajneri i Kombëtares rrëzohet në konferencën

Të gjithëve na ka ndodhur të pengohemi e të rrëzohemi në tokë, veçse disa kanë fatin të mos i shohë askush dhe të tjerë të filmohen nga kamerat dhe të qarkullojnë kudo në internet. Kështu ndodhi sot me trajnerin e ri të Kombëtares së Shqipërisë, Edi Reja.

Teksa gjendej në një konferencë për shtyp, Reja foli gjerë e gjatë rreth dy sfidave të qershorit (ndeshja me Islandën e Moldavinë) dhe me të mbaruar fjalën u ngrit për të ikur.

Si për dreq, diku u pengua, humbi ekuilibrin dhe pufffffff... ra në tokë. Ç’bëri? U ngrit, më saktë e ndihmuan të ngrihej dhe ruajti seriozitetin.