Erdhi çasti i shumëpritur! Kemi fjalë nga dyshja Butrint Imeri – Kiara Tito. Butrinti postoi këtë foto tyren para pak në Instagramin e tij me përshkrimin “Hajt hajt”. Të dy janë duke parë në drejtime të ndryshme, mbajnë shkopa golfi në duar dhe ndodhen në një fushë të gjelbëruar. Domethënia? Ndoshta kjo foto është konfirmimi që kërkojmë që vjet, doshta Butrinti dhe Kiara janë të lidhur. Ose, ose, po luajnë me ne.
View this post on Instagram
Me dhjetëra komentues shprehen se Butrinti u theu zemrën me këtë që bëri. (Nëse s’e dinit, fansat e Butrintit, s’janë aspak fansa të Kiarës.) komentues të tjerë thonë se e dinin, fundja lidhja e tyre përflitet prej më shumë se një viti. Dhe të tjerë pyesin kush është kjo vajza.
Kiara s’ka postuar asgjë.
Dyshja filloi të përflitej për një lidhje janarin e vjetshëm, kur u fotografuan duke drekuar bashkë në Prishtinë. Në vijimësi, e mohonin të kishin të bënin me njëri-tjetrin dhe jepnin shenja se njëfarë pëlqimi kishte. Një mishmash tipik shoëbizi me pak fjalë.