Një javë e pak më parë, në “Watch What Happens Live,” Paris Hilton e quajti Lindsay Lohan, ish-mikeshën e saj, “të gjorë dhe turpëruese.” Të premten, Lindsay i ktheu përgjigje pa ofendime, por me delikatesë thumbuese. Çudi, sepse Lindsay nuk njihet për maturi apo hijeshi, por ja që njerëzit mund të na habisin ndonjëherë.
Në Instagram, Lindsay postoi një foto të sajën dhe të Paris të kohëve kur ishin ende shoqe dhe dilnin bashkë. Fotoja është realizuar në ankandin Happy Birthday Marilyn Monroe në Los Angeles në 2005. “Shoqet e përtejme janë të vërteta. Shumë dashuri për Paris Hilton, urime për këngën e re,” shkruan Lohan në referencë për këngën e re të Hitorn, “B.F.A. (Best Friend’s Ass).”
View this post on Instagram
Paris me gurë, Lindsay me lule.
Madje, Lindsay i hodhi Paris dhe një lule tjetër: Filloi ta ndiqte në Instagram.
Ndërsa përfaqësuesit e aktores thanë se “qartazi, Paris do të duket e rëndësishme dhe është e djegur për vëmendje,” kur u pyetën për deklaratën fyese në “Watch What Happens Live.”