Anonim të lutem

Rrëfimi i një gruaje shqiptare të varur nga seksi

Shkruar nga Anabel

25 Maj 2019

Rrëfimi i një gruaje shqiptare të varur nga seksi

Interneti, të paktën versioni më i prekshëm, është kthyer në një shpatull të ngrohtë elektronike, por që e bën punën njësoj. Çdo ditë, me qindra njerëz na shkruajnë për një mendim të dytë a të dyzetë. Në ndihmë të atyre që kanë nevojë për përvojën kolektive të qindra mijëra lexuesve të Anabel, menduam t’i postojmë letrat tuaja në formën e artikujve. Në këtë mënyrë, edhe ju i gjeni më lehtë kur të gjendeni në të njëjtën vështirësi ndonjë ditë. Faleminderit që na shkruani e faleminderit që na lexoni.

“Përshëndetje Revista Anabel! Në lidhje me temën e Kodit të Kuq, dua të tregoj dhe unë diçka timen. Më saktë dua të shprehem diku.

Unë jam e martuar, kam një fëmijë dhe jam në një lidhje jashtëmartesore me një mashkull tjetër. Ka gjithmonë një motiv që më shtyn të bëj diçka të tillë. Problemi është se unë jam e varur nga seksi. Po po, siç e lexuat. Nga e di? Kam lexuar, jam informuar për diçka të tillë, ose siç quhet ndryshe nimfomania.

Nuk kam arritur kurrë një orgazmë deri tani, diçka që e dëshiroj tepër. Thjesht shtirem. Pastaj non stop mendoj veç për seksin, si të njoh sa më shumë meshkuj të rinj për të provuar diçka të re. Jo sepse do ndiej diçka tjetër, por thjesht për të përmbushur atë egon time të sëmurë.

Ndjej dëshirë të madhe të ndërroj partnerët, nuk rri dot me një ose me dy. Jam e varur ndaj kësaj gjëje dhe sa herë dal, sillem gjithmonë në mënyrë provokative për t’i lënë arsye që të më ngacmojnë. Nuk e bëj sepse dua, por është diçka e pashmangshme. Nuk i komandoj dot veprimet dhe sjelljen time. Është bërë diçka e përhershme.

Kështu kam qenë gjithmonë, që kur isha e vogël. Masturbohem shpesh, me objekte dhe sende të ndryshme, vetëm sepse më është bërë si sëmundje. Nuk heq dot dorë. Është diçka më e fortë se unë, më besoni.

Fantazoj skena seksuale të ndryshme, me njerëz të ndryshëm, sa që edhe në gjumë shoh ëndrra vetëm sikur kryej marrëdhënie seksuale, aq sa edhe në gjumë eksitohem.” – shkruar nga një grua anonime për Revista Anabel, Facebook.

(Shën.red./ Nymphomania te gratë dhe Satyriasis të burrat është një çrregullim si pasojë e të cilit individët nuk mund të menaxhojnë sjelljet dhe dëshirat e tyre seksuale. Mendimet e vazhdueshme seksuale ndikojnë në aftësinë e tyre për të punuar, për të krijuar marrëdhënie dhe për të përmbushur aktivitetet e përditshme. Mendimet e tyre dominohen nga seksi edhe në rastet kur jeta seksuale në marrëdhënie është e shëndetshme).