Relationships

Unë e dua por...

Letra 1
E DUA POR VLERESOJ DASHURINE E TIJ PER NENEN! Ju lutem postojeni se po me ndodh keto dite kjo vuajtje!Pershendetje! Hera e pare qe shkruaj. Jam 26 vj,kam mbaruar per mesuesi por punoj dicka te afert me kete profesion per shkak se nuk gjej dot vend pune. Ne moshen 18 vj fejohem me mbleseri,qendroj 4 vj fejese(nje vit ai hyri ne burg) e prita se jetonte ne itali si emigrant. Te gjithe me thonin ndahu por se bera se e doja,kam qene vetem e tija. Kur u kthye u martuam. Gjate marteses me dhunonte deri sa vendosa te ikja tek prindrit qe jam dhe sot. Kam 3 vj e ndare. Para nje viti njoh nje djale 2 vj me te vogel,beqar me te cilin nuk kam konsumuar asgje. Me ka pranuar dhe mbeshtetur ne cdo gje ama kur ja tha te emes ajo u be keq dhe nuk do. Do beqare per djalin. Une e kuptoj mjaft mire ama une e dua shume. Aq sa kam vendosur ta miratoj kete deshire te saj. Jam larguar nga ai dhe pse e dua me shpirte.me ka bere ta harroj te kaluaren,ta dua jeten. Ndoshta nuk eshte me e mira zgjidhje ama e vleresoj dashurine qe ka ai per nenen duke mos i dale kunder. Anonim ju lutem! Klm

Letra 2
E DUA POR A MUND TA NDRYSHOJ? Pershendetje Anabel Uroj ta postosh edhe pse letrat e tjera nuk mi ke postuar.  Un bej rreth 3 vjet me te dashurin tim e dua shum por nuk mund te them qe ai esht mashkulli perfekt. E di qe dhe ai me do pavarsisht se nuk e shpreh shum. Ai nuk esht tip romantik asnjeher nuk ka ber per mua dicka te bukur romantike qe tme ngeli ne mendje. Ai esht shum fanatik dhe thot gjithmon un jam burri do besh si them un. Un kete gje nuk e pranoj dot dhe shpesh her grindemi per te njejtin mhb. Do te dij gjithcka qe un bej ku jam me ke jam ndersa kur un dua te di se ku esht ai gjithmon me thot: mos me pyet se ku jam. E di qe nuk me tradheton sepse ai e urren tradhetin dhe njerezit qe tradhetojn.  Ai nuk esht tipi qe te bej gjithcka mbas nji femre dhe ndonjeher kjo gje me acaron sepse shoh shoqet e mija qe jan te lidhur me djem qe bejn shum mbas atyre. I plotesojn cdo deshir ndersa mua sme esht plotesuar ndonjeher ndonje deshir nga ana atij dhe tani as nuk e marr mundimin tha shpreh deshirat e mija sepse e di qe harxhoj frymen kot.. Ju lutem me jepni nji mendim cfare te bej qe tja ndryshoj mendjen ?? Dhe sa per moralistat mos u lodhni kot me komente se nuk i intereso njeriu.  Anonim te lutem 

Letra 3
Une e dua por njekohesisht e urrej....Ai me beri per vete qe ne fillim,i dashur,i respektushem...te falte qetesi...Njifeshim kohe,u lidhem si me shaka dhe bashkejetuam qe muajin e pare...Kur ndan te njejten shtepi me tjetrin,lidhesh akoma me teper...dhe kshu kaloj 1 vit pa zenka,plot dashuri,udhetime,qejf...deri diten kur kushurira ime zbuloj qe ai ishte fejuar...po jetonte me mua dhe u fejua me 1 tjeter...Ne muajt e pare nuk ma pranonte,fillova te kerkoj por asgje e dyshimte,tel nuk i binte kurre dhe nuk kishte as tel tjeter...Deri sa 1 dite ma pranoj,ishte fejuar me shkusi,kishte mar 1 goce qe tu bente ysmet prinderve,pasi ishin ne moshe te madhe...Me tha qe se donte,qe s'donte te ndahej prej meje etj...E perjetova shume keq,madje pefundova dhe ne spital por nuk kisha force te ndahem...keshtu qe ikem jashte...Kemi 2 vjet bashke,jetojme ne shtet tjeter,ajo jeton ne Shqiperi me familjen e tij...ky shkon ndonjihere per festa ku une cmendem...Se imagjinoj dot ate qe dua,te preki dhe te flej me tjeter...E urrej,uroj ti ndodhin 1000 te keqia...Por perseri e fal...E di qe do me gjykoni,edhe une e gjykoj veten time por jam e dobet para tij...

Letra 4
E dua por ...  Kohe me pare u perfshiva ne nje raport shoqeror teper te cuditshem qe perfundoi ne nje lidhje dashurie . Fillova ta doja shume , ose me mire te them te mesohesha me te . Nuk me beri pershtypje as kur i dhashe puthjen time te pare as heren time te pare , as kur u fejova me te , as kur vesha vellon dhe bera nje buzeqeshje vesh me vesh e nderkohe kur shpirti me qante. Qaja se ndjehesha keq se po lija familjen por ne te vertete qaja per ate martese qe nuk e doja . Tani behen plot 6 vite njohje . Jam mesuar me te e shoh kur zgjohet ne mengjes e nese jam zgjuar me puth edhe qohet ben dush per ne pune . Vjen ne darke edhe me gjen ne divan duke shikuar Tv me afrohet me pyet a jam lodhur ne pune me puth edhe ha darken . Eshte shume sistematik madje mban mend cdo date tonen , edhe me ben surpriza shume te bukura edhe budalliqe nga me te medhat e nuk i vjen turp kur mes rruges ben ndonje gje per te me bere te qesh . Por kam arritur ne konkluzion qe nuk e dua cmendurisht thjesht jam mesuar me prezencen e tij e pa te sdo beja dot por nuk e dashuroj me gjithe qenien e shpirtit tim e te marr fryme per te . Kjo eshte nje nder arsyet qe ne akoma nuk jemi bere prinder un nxjerr justifikime si ai i karrieres , se nuk kemi mundesi ecc ecc por ne te vertete eshte se dua qe babain e femijes tim ta dua marrezisht . E dua vertete shume si njeri e adhuroj eshte shume perfekt madje un nuk e meritoj por nuk e di perse nuk me mbush as nuk me ben te ndjehem e lumtur plotesisht edhe pse ai i ploteson gjitha deshirat e mia mos me keqkuptoni qe un ndjej dicka per te , me eshte bere rutine tashme jeta me te por ama nuk eshte ai qe me ploteson 100%  Nuk kam askend tjeter ne mendje nese do ju shkoje kjo gje nder mend kam filluar te mendoj se me kane bere magji te mos dashuroj kurre se ai nuk ka asnje te mete por nuk po dashurohem dot edhe pse zakonisht jam shume njeri i ftohte

Letra 5
Une e dua por nuk arrij ta harroj dot qe me tradhetoi. Pavarsish se I dhashe nje mundesi tjeter nuk ka moment te mos kujtoj ate qe me beri. Me uli poshte per nje lav_re. Me tregoi qe nuk vlerson as familjen sepse perndryshe nuk do e lejonte veten te futej mes nje familjeje tjeter dhe nuk do e ulte veten aq poshte sa te merrej me nje femer te martuar qe per me teper kishte femije. Ne fakt kur asaj vete nuk I interesonte femija e vet... Pavarsisht I dhashe nje mundesi te dyte nuk e shmang dot mllefin qe ndjej sa here me vjen ne mendje tradhetia e tij apo kur kujtoj ate femer te ulet qe edhe pse iu be e ditur qe une I zbulova akoma I vinte nga pas dhe e ngacmonte bashkeshortin tim. Por nuk I them gje atij qe ndonjehere edhe e urrej sepse ne fund te fundit sme detyroi kush ti jepja mundesi te dyte. Nuk di si te lehtesoj veten time, si qetesohem dhe te akumuloj kaq shume mllef sidomos ndaj asaj femres se ndyre. Eshte aq e ulet saqe e pres te rishfaqet nga momenti ne moment dhe me e keqja esht se nuk jam e sigurte ne reagimin e bashkeshortit tim. Pavarsisht asaj qe beri ai tregohet shume I sjellshem dhe I dashur me mua, me qendron prane per cdo gje dhe per kete arsye dhe une e dua akoma. Por te perdalat eksistojne dhe jane shtuar ne mase. Cuditem si nuk I vret ndergjegja, si nuk kujdesen te rrisin femijet ne rruge te drejte dhe jo ti japin shembullin e vet. Se di si ta lehtesoj veten nga ky zhgenjim qe me dha njeriu me te cilin do kaloj gjithe jeten, se di... Zoti na ruajte e na ndihmofte ti perballojme kta sprova ne menyren e duhur!

Letra 6
E DUA POR PER TE JAM E PERKOHSHME: pershendetje anabel.. po shkruaj nga fb i shoqes sime. Jamnjohur me nje djale i cili me ka bere te qarte qe ne fillim se nuk ka asgje serioze me mua dhe une serish e pranova kete gje . Theksoj se eshte lidhja ime e pare dhe duke qene se jam me e perqendruar te shkolla mendova se thjesht po provoj te jesh e lidhur dhe po argetohem per sakohe te jemi bashke. Ka kaluar ca kohe dhe une po e dashuroj cmendurisht ate. Edua edhe pse nevrikoset ,edhe pse me bertet, fale tij kam filluar ti pelqej verioret (me falni qe ju kam paragjykuar me pare) , kam ndryshuar shume gjera tek vetja, fale tij jambere nje femer me e mire dhe e dua tmerrsisht shume. Me thot shpesh melot ne sy se nje dite do i duhet te me ler dhe un duhet te mesohem me idene. Kam kaluar dhe perballuar cdo gje ne jete por perpara kesaj ndjenje jam e pafuqishme ,ndihem e perulur dhe cdo dite e me shume po ushqej nje ndjenje qe je dite do me shnderroj ne nje te vdekur mes te gjalleve. Ki pak krenari do thoni ju anabelista, por nuk e di ka dashuruar ndonje prej jush kaq sa une ate? Pse do nje person qe ste do per seriozisht? sepse ndjej se me te do krijoj familjen qe gjithmon kamenderruar , sepse eshte mashkulli im perfekt dhe dhemb ne shpirt qe une sjam per te femra perfekte,megjithese kam filluar te behem shpresoj qe nje dite ai te meshoh me syrin e gruas se tij dhe un do e pres ate dite, un do e pres ate njeri deri ne pafundesi. Faleminderit nese e publikon. Do doja te dija mendimet e fansave te tu

Letra 7
Un e dua por...ai esht I martuar! Prsh anabel. Dua te ndaj me ju dicka qe per mua esht teper e dhimbshme.Jam shum e dashuruar me nje njeri fantastik, me nje njeri qe ma ben diten te lumtur...qe me fal ngrohtesi, lumturi, dashuri por qe I perket dikujt tjetre...Gjithca ka filluar si nje loj per ne te dy...si nje shaka e momentit por pa e kuptuar kan kaluar 3 vjet dhe ai eshte vet jeta ime...nk me interesojn leket e tij,asgje materiale....me intereson vetem ai por kam frik...kam frik sepse nk dua te shkateroj familjene tij, te le kokmenjan dy engjejt e tij ...nk dua qe fajtorja te ngelem un edhe pse brenda vetes e di qe jam e vetmja fajtore...ai nk esht I lumtur ne martesen e tij por cfaj kan femijet?! Shum shpesh deshiroj te largohem nga ketu...te iki sa me larg dhe ai te rij me femijet dhe gruan e tij...por prap nuk mundem sepse dashuria qenka me e madhe se cdo gje tjeter...! Ju pershendes te gjitheve!

Letra 8
E dua por.... Urrej faktin qe me beri per vete me genjeshtra. Me mashtroi qe do kishim nje shtepi tonen te vogel te hareshme. Urrej faktin qe cdo dite me duhet te duroj ofendimet e poshterimet e prinderve te tij monstra. Urrej justifikimet qe me nxjerr duke thene nuk i le dot vetem se e qesh bota nderkohe qe ne fillim me pati thene ndryshe. Urrej faktin qe vajza ime po rritet ne nje fshat te qelbet pa asnje te ardhme nderkohe qe ne fillim me pati thene ndryshe. E dua por,nuk e di a ia vlen. Anonim te lutem.

Letra 9
E dua por ai nuk do qe une te punoj: Pershendetje Anabel.... Jemi 3 vjet te fejuar me dashuri por nuk kuptohemi. Kemi kendveshtrime te ndryshme per jeten. Me rri pa folur 1 muaj ,nganjehere edhe 2 dhe vetem zihet sepse nuk do qe une te punoj. Nderkohe une kembengul sepse ai punon me nje rroge te vogel dhe mendon se aq do na mjaftoje qe te krijojme nje familje. Une jetoj ne tirane kurse ai ne qytetin ku jemi rritur. Eshte 6 vjet me i madh se une dhe nuk merr iniciativa per te punuar qe te kemi nje baze te shendoshe per te krijuar familje. As per te ikur diku jashte sa per te provuar sa jemi te rinj.  Me thote qe une sdi te ul koken dhe te bej sakrifica e te kthehem ne qytetin tone . Si te kthehem atje te rri pa pune sepse nuk ka vende pune. Ai qendroi 2 vjet pa pune dhe vetem tani eshte futur ne pune dhe sado i lutesha une qe te vinte ne tirane te kerkonte ai nuk pranonte. Pervec kesaj mungon komunikimi mes nesh. Nuk kuptohemi ,duket sikur flasim gjuhe te ndryshme. Nuk i merr fare parasysh mendimet e mia dhe mendon se vetem ai ka te drejte ne cdo gje kurse une gabim. Cdo gje qe bej une e nenvlereson. Te dy kemi mbaruar shkollen e larte nuk eshte se kam mendime aq te gabuara qe tmos me merren parasysh nga ai. Cdo here kur ziheshim ai nuk fliste edhe sikur faji te ishte i tij dhe per te mos i perkeqesuar gjerat e merrja une ne telefon. Ai mban hater dhe rrin pa folur dhe me jave te tera. Kesaj radhe u zume se me tha qe ti sme degjon dhe fillove pune pa me pyetur mua. Dhe kemi 1 muaj qe s flasim sepse une nuk e mora ne telefon. Nuk di me c te bej sepse jam lodhur. Kam dhe problemin e familjeve tona... P.s : Anonim te lutem nese e publikon...

Letra 10
Mirmbrema te gjithve! E dua por ajo eshte e merzitshme... E kam dashur shume, kam bere gjithcka deri sa ja dolem mbane...jemi te martuar...por ajo eshte aq e zakonshme...aq e merzitshme...nuk do kurre te vishet bukur e te lyhet, te mbahet...ndersa kur ishim te dashur rregullohej gjithmon. Mos me keqkuptoni e dua ashtu sic eshte dhe eahte shume e bukur ashtu...por kur dalim, takojme njerez, shkojme diku...njeriu duhet te jete i paraqitshem per kulture...apo jo? Qe kur u martuam nuk ka qejf as per marrdhenie intime...shume rralle dhe gjithnje njesoj... E dua shume dhe as e mendoj ta tradhetoj nese po mendoni tme akuzoni...por mendoj se eshte bere e merzitshne dhe qe duhet te bej me shum per mua...sic ja plotsoj un cdo gje edhe ajo duhet te angazhohet. Ju falemnderoj dhe nqs me kritikoni. Ndoshta jam une gabim por prap e dua.

Letra 11
E dua po nuk mundem ta rris .. Nuk po flas per femije jo , po flas per ate qe ne nje te ardhme mund te behet babai i femijes tim . Ai eshte nje vit me i vogel se un por pavaresisht se e kam len menjane ket fakt , perseri del dicka qe na e kujton . Me do dhe e dua shume , me kupton per gjithcka e me qendron afer , me ben surpriza qe dote benin te lumtur cdo femer . Por , gjithmone ka nje por shpeshhere me lodh . Me lodh me faktin qe kerkon aprovimin tim per gjithcka , ma le mua ne dore cdo zgjedhje persa i perket marrdhenies tone . Une kam nevoje qe gjerat ti bejme cift , te vendosim bashke , nuk ka mundesi qe ai te jete dakord me gjithcka qe une them . Me frikeson kjo situate . Ne nje te ardhme kur ne mund te krijojme familje , nuk dua te jem un ajo qe do te mbaje peshen e shpise mbi supe . Ai thote dicka e kur e kupton qe mua nuk me pelqeu kerkon falje . Ndoshta shume femra kete duan, por jo une . Une dua perballje , dua te me thote pse nuk i pelqen dicka , cka nuk shkon dhe bashke ta zgjidhim . Jam lodhur nga fjala "me fal" . Sa me shpesh ta thuash aq me e pa vertete dhe e pa ndjere duket . E dua shum , por nuk e di ne mund te funksionoje . Faleminderit anabel , anonim tlt

Letra 12
Une e dua poooor, mes nesh eshte nje i trete, ka hyre qe prej dy vitesh dhe nuk di te dale qe ketu.... E kam fjalen per tim bir qe sdi te shkulet nga mesi i krevatit!!!!  ps: kjo ishte per te ngritur pak humorin. Anonim ju lutem

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb