Kinema & TV

Ç’lidhje ka episodi i fundit i ‘Game of Thrones’ me Hitlerin?

Shkruar nga Anabel

22 Maj 2019

Ç’lidhje ka episodi i fundit i ‘Game of Thrones’ me

“Game of Thrones” i erdhi fundi dhe nëse ne ndihemi çuditshëm, imagjinoni si ndihet Emilia Clarke, që luajti Daenerys Targaryen për tetë sezone në dhjetë vitet e fundit. “Është surreale,” tha ajo për Variety. “Nuk e dija që do të ndihesha kaq e mpirë kur të shihja fundin.”

Një skenë kyçe për Daenerys ndodhi në fillim të episodit, kur ajo mbajti një fjalim frikësues para luftëtarëve Dothraki dhe ushtrisë Unsullied dhe premtoi “çlirimin e botës nga Winterfell në Dorne, nga Lannistport në Qarth, nga Summer Isles në Jade Sea.” Pas këtij momenti, me shumë mundësi në mendje ju erdhi një diktator para një turme njerëzish. Nëse po, s’e keni pasur gabim.

“M’u desh të mbaja gjithë këto fjalime në gjuhë të shpikura dhe pashë shumë video – tani më duket për të qeshur – diktatorësh dhe liderësh të fuqishëm që flasin gjuhë të tjera, por sërish i kuptoja ç’thonin edhe pa njohur gjuhën. Edhe ju mundeni. Absolutisht e kuptoj ç’thotë Hitleri, apo oratorë të tjerë të vetëqëndërzuar që flasin gjuhë të huaja. Dhe mendova, ‘Nëse e besoj çdo fjalë që nxjerr nga goja, audienca s’do të ketë dhe aq nevojë të shohë titrat.”

Emilia Clarke ka studiuar Hitlerin dhe diktatorë të tjerë jo vetëm për këtë fjalim, por edhe për të tjerë përgjatë sezonit. Sidoqoftë, në episodin e fundit, regjisorët luajtën edhe me ngjashmëritë vizuale.

Ç’lidhje ka episodi i fundit i ‘Game of Thrones’ me

Ç’lidhje ka episodi i fundit i ‘Game of Thrones’ me

Aktorja studioi dhe u përgatit për thuajse dy muaj për fjalimin e saj të fundit. Për të, ishte veçanërisht e vështirë se përveçse duhet të mësonte rreshtat dhe interpretimin, duhet ta bënte gjithë këtë në një gjuhë të huaj.

“Zakonisht i nxë gjërat shpejt, por ky fjalim kishte shumë domethënës për mua. Isha shumë e shqetësuar mos gaboja. Për dy muaj, kam ndenjur zgjuar deri natën vonë. Ia thashë kuzhinierit, ia thashë frigoriferit, ia thashë gjithë Belfastit [...]

Nëse mund të bësh pazaret apo të pastrosh dhomën duke thënë tekstin, do të thotë që e ke mësuar. Mëngjesin e ditës që do të filmonim, isha e pagjumë sepse tërë natën qava dhe mendoja se s’do t’ia dilja dot. Kisha frikë se do të harroja tekstin."

Gjithë përgatitja iu shpërblye ditën e xhirimeve. “Më ndodhi gjëja më e çuditshme – hyra në set, s’pata nevojë për një provë. E bëra të gjithën me një dubël. Pjesën tjetër të ditës kisha Daenerys pranë. Ajo është hera e vetme që e thashë fjalimin nga fillimi në fund, pa gabuar askund. Nëse do të më kërkonin ta bëja prapë të nesërmen, e kisha harruar tashmë.”

A ia vlejti? Gjykojeni vetë.