Tradhëtia

Më tradhtoi, por ç'ndodhi më pas më pengoi ta lija!

Shkruar nga Anabel

22 Maj 2019

Më tradhtoi, por ç'ndodhi më pas më pengoi ta lija!

Tradhtinë e tij e zbulova 5 vite më parë. Ishim prindër të një vajze të vogël dhe si çdo familje që gjendet në vështirësi ai u nis për një jetë më të mirë jashtë vendit.  Punoi 2 vite dhe aty, krejt nga hiçi nis një lidhje me një vajzë ruse.

Erdhi koha që do kthehej, ditët e para ishin të qeta dhe unë s'kisha asnjë lloj dyshimi. Gjithçka zbulohet pas një jave. S'duroja dot faktin që dikush mund të më poshtëronte aq shumë, të shkelte mbi dinjitetin tim.

Ç'ndodhi do thoni ju?! Pikërisht në ditën që kishim seancën e parë në gjykatë, im shoq sëmurët. U sëmur rëndë dhe për hir të dashurisë e anullova kërkesën për divorc. Aty filloi një tjetër kalvar vuajtjesh. Për 3 vite luftuam nëpër spitale. Luftova dhe unë bashkë me të që të jetonte, ta kalonte atë sëmundje të tmerrshme. Fatkeqësia ime ishte që isha pa punë dhe e pa arsimuar.Përveçse e shihja të luftonte mes ilaçesh dhe 3 operacionesh, atij ju desh edhe të punonte.

Si u justifikua? Më tha se ishte treguar i pabesë, m'u betua që më donte me shpirt dhe m'u përgjërua t'i jepja një shans që të gjitha këto të mi vërtetonte me vepra.

Të them të drejtën, gjatë gjithë këtyre viteve kam pritur vetëm të shërohet. S'kisha ndërmend ta braktisja që në çastin e parë, por sapo të bëhej mirë do ikja... Mendoja gjithnjë për atë tjetrën. Sot, është ai që më lutet duke thënë se pas 5 vitesh indiferencë nga ana ime, meriton diçka më shumë. Është baba i mirë, punon dhe them që ka  reflektuar. Uroj që vetëm kur të marr vendime, të jem e qetë. S'dua të shkatërroj askënd!