Kurir
Në një titull të një shkrimi të vogël që e shoqëron me foto diskretituese për kryeministrin, kjo e përditshme shkruan: "Vuçiç kapi kokën me dorë kur Rama foli për Kosovë Metohinë. Ai u befasua kur degjoi mysafirin nga Tirana që promovonte pavarsinë e Prishtinës". Kjo gazetë i kushton plot tre faqe kësaj teme
Alo
Një tjetër e përditshme gazeta "Alo" i thur lavde kryeministrit vendas: "kryeministri serb ia preu këmbët provokatorit. Nuk ja lejoj askujt që ta poshtërojë Serbinë në mes të Beogradit". Pas takimit me kryeministrit serb, Rama ka qenë shumë i nervozuar dhe "ju ka bërtitur bashkëpunëtorëve të tij" shkruan "Alo", duke dhënë një peisazh krejt të kundërt me atë të delegacionit shqiptar, që e përshkruante Vuçiçin të nervozuar gjatë drekës dhe që iu desh të pinte tre gota verë përpara se të fliste me Ramën.
Politika
Gazeta tradicionale e Beogradit "POLITIKA", që gjthmonë mbron politikat qeveritare, pavarsisht se kush është në pushtet, titullon në faqe të parë: "PROVOKIM I RI SHQIPTAR". Ajo ka si nëntituj shprehjen e kryeministrit Rama..."duhet ta pranoni Kosovën" dhe atë të homologut të tij serb "...nuk lejoj poshtërim në Beograd". Po kjo gazetë boton një shkrim të analistes Biljana Bokoviç që titullohet: "Dronizimi i Serbisë". Ajo komenton: "Ja se ç'mund të ndodhë me atë që të qëllon me shpullë dhe ti i kthen faqen tjetër. Ai të qëllon përsëri" shkruan Bokoviç, duke hequr një paralele mes historisë së dronit në stadium dhe vizitës së Ramës". Pastaj vazhdon: "Po të vendosemi në lëkurën e kryeministrit serb dita e djeshme për të qe më e vështira. Shumica e qytetarëve të Serbisë dhe radikalët e kanë përjetuar si shuplakë të nxehtë".
Kjo analiste tallet dhe me RTS, televizionin publik që nga frika e skandalit, nuk e dha fjalën e Ramës me përkthim serbisht.
"Ekspertët e mardhënieve ndërkombëtare thonë se Vuçiç nuk reagoi në mënyrën më të mirë të mundshme. Ai qe mes dilemës: të ishte i ashpër dhe të merrte kritika ndërkombëtare, apo të ishte më i butë dhe ti shmangte ato. Por, ai s'bëri as njërën as tjetrën. Prandaj droni i dytë mbeti i pa sqaruar".
Blic
Ndërsa gazeta tabloid "Blitz" ka për titull të saj të madh: "Katër provokimet e Ramës në mes Serbisë". Sipas gazetës ato janë:
1)Vuciç ka pritur plot 34 sekonda që Rama të dalë nga makina.
2) Ftesa e Ramës për të njohur Kosovën.
3) Në Preshevë kryeministrin shqiptar e presin 15 mijë njerëz.
4) Në vend të lapidarit të UCK që qeveria serbe e shkuli dy vite më parë, tani Ramën do e presë një lapidar i ngritur me lule në qendër të Preshevës.