Top List

Pse Shqipëria nuk e fitoi Eurovisionin?

Shkruar nga Anabel

19 Maj 2019

Pse Shqipëria nuk e fitoi Eurovisionin?

Që prej vitit 2004, kur morëm pjesë për herë të parë me “The Image of You” të Anjeza Shahinit, Shqipëria është përfaqësuar jo pak herë denjësisht në Eurovision. Le ta pranojmë që ndonëse disa këngë nuk kanë marrë duartrokitjen e publikut shqiptar, pjesa dërrmuese kanë qenë në nivelet që Eurovision kërkon. Të paktën në aspektin e zërit, pasi skenografia nuk ka qenë kurrë pika jonë e fortë. Megjithatë, pavarësisht faktit se në votime online jemi renditur në vendet e para, Shqipëria nuk është klasifikuar kurrë në Top10, me përjashtim të Anjeza Shahinit (vendi i shtatë) dhe Rona Nishliut (vendi i pestë).

Kthehemi për pak te “Ktheju tokës” e Jonida Maliqit: performancë e arrirë nga ana e vokalit, nuk munguan detajet e përzgjedhura në veshje dhe skenografi. Në fund të votimit, Shqipëria u rendit në vendin e 18. Pavarësisht se vendi ynë nuk ka ende b*thë të fitojë Eurovision-in për shumë arsye, le të mendojmë një skenar imagjinar ku i kemi të gjitha kapacitetet e nevojshme për të organizuar një festival të tillë. Pse nuk fituam/nuk kemi fituar deri sot? (Mund të votoni më shumë se dy herë).