KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Social Buzz

Skandali më i madh në YouTube! Reagon James Charles: ‘Jam i virgjër’

Shkruar nga Anabel

19 Maj 2019

Nëse nuk jeni përditësuar fare me skandalin James Charles – Tati Westbrook, në cilën shpellë keni jetuar deri tani?! Gjithsesi për këtë punë jemi ne këtu. Vëmendje pasi James Charles reagoi përmes një videoje dyzetë e ca minutëshe.

Këtë të dielë, James publikoi videon e titulluar “No More Lies” (Jo më gënjeshtra) për të treguar versionin e tij të historisë. “E bëra këtë video jo për të nisur një luftë, por për të marr përgjegjësi për veprimet e mia dhe për pastruar figurën time. Çdo histori ka dy anë të medaljes dhe tashmë i keni dëgjuar të dyja. Jam i sigurt që historia do të vazhdojë, por po e hedh pas krahëve. Mund të mendoni ç’të doni, por ju lutem mos urreni askënd,” shkruan James në Twitter.

Tani le t’i marrim gjërat me radhë. Në videon e saj të parë, Tati theksoi se James nuk e vuri në dijeni se do të bashkëpunonte me konkurrentin e saj më të madh në biznes, Sugar Bear Hair. Nga ana tjetër, James sqaron duke publikuar screenshot të bisedës me Tati-n, në të cilën lexohet se në fakt ai e informoi para se të publikonte vitaminat e markës me produkte për flokët, Sugar Bear Hair (konkurrenti i Tati-t dhe linjës së saj Halo).

Sipas James, ai dhe miqtë e tij e vendosën në minutën e fundit se do të shkonin sërish në festivalin Coachella. Në javën e parë, ai kishte Artist Pass – biletë artisti e cila të siguron rrugë dhe vendqëndrim të sigurt nga turma. Në javën e dytë, James nuk mundi të merrte një Artist Pass, kështu që përfundoi me një VIP Pass – biletë e shtrenjtë, të cilën mund ta blejnë edhe njerëzit e zakonshëm me të ardhura të larta. Në ndryshim nga Artist Pass, e cila tërhiqet vetëm nga menaxherët e artistëve, VIP Pass nuk të siguron një vend të sigurt dhe larg turmës.

Kështu James u gjend në një situatë të rrezikshme mes shumë pjesëmarrësve në Coachella. Ai i kërkoi ndihmë nga YouTuber Nikita Dragun që të kontaktonte me Sugar Bear Hair në mënyrë që t’i siguronin një Artist Pass. Përfaqësuesit e Sugar Bear Hair pranuan me kush që James të postonte një IntaStory me produktet e tyre.

James Charles ra dakord, por në video thekson se e vuri në dijeni Tati-n për veprimin duke i shpjeguar se “ishte e detyruar të vepronte në këtë mënyrë për sigurinë e tij”.

Në videon e saj, Tati ndër të tjera akuzoi James-in se manipulon djemtë heteroseksualë duke i bërë të mendojnë që janë gay. Në “No more lies”, James thotë se është një 19-vjeçar i virgjër dhe nuk ka manipuluar kurrë djemtë heteroseksualë.

Videoja e parë e Tati Westbrook u publikua nëntë ditë më parë (10 maj) duke i dhënë fund miqësisë me James. Që prej asaj kohe, karriera e James mori të tatëpjetën. Më pas, Tati theu heshtjen duke publikuar një video “Përse e bëra...”, ku në 18 minuta shpjegon vieon e parë dhe u përgjigjet gjithë reagimeve të ashpra kundër James.

Ajo e mbyll videon duke i inkurajuar njerëzit të bëjnë gjënë e duhur dhe të tregojnë dhembshuri për të gjitha palët e përshirë. “Bëhet fjalë për diçka më të madhe se vitaminat,” thotë Tati. “Sidoqoftë, kur kënaqesh nga rënia e dikujt tjetër, s’vjen asgjë e mirë.”

Gjatë gjithë videos së tij, Charles përmend faktin se “u përpoq të takohej me Tati-n larg kamerave, por ajo dhe bashkëshorti i saj nuk iu përgjigjën”. Në fund, para se të kërkojë falje, shton se ka qenë në një situatë shumë depresive dhe lë të nënkuptuar se ka menduar edhe vetëvrasjen.

 

MOS I HUMBISNI