KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Social Buzz

Nami në internet: Pse YouTuber-i humbi 1 milion ndjekës?

Shkruar nga Anabel

11 Maj 2019

Interneti i është kundërvënë vlogerit të famshëm James Charles, i cili momentalisht ka humbur më shumë se 1 milion ndjekës. E gjitha nisi pasi vlogerja Tati Westbrook, pak kohë më parë mikeshë me James Charles, lançoi linjën e saj me produkte për kujdesin e flokëve.

Westbrook thekson se u tradhtua nga James, i cili postoi një reklamë të një kompanie tjetër në Instagramin e tij. Tati përshkruan se për vite me radhë, ajo dhe bashkëshorti e ndihmuan James-in për të ecur para në biznes, ndërkohë që ai u bashkua me kundërshtarët. Tati tha gjithashtu se James i manipulon djemtë heteroseksualë duke i bërë të mendojnë që janë gay. Momentalisht, videoja ka gati 2 milionë likes dhe 29,000 dislikes.

“Jam shumë i zhgënjyer që shkatërrova marrëdhënien tonë, pasi ajo do të thotë shumë për mua,” u shpreh ai në një video. “Do të vazhdoj të përpiqem për më të mirën, të jem versioni më i mirë i vetes. Më vjen keq.”  Momentalisht, videoja e James ka 237,000 likes dhe më shumë se 1 milion dislikes.

Njerëzit u revoltuan nga veprimi i tij dhe fakti që i kushtoi ish-mikeshës një sqarim “të vakët 8-minutësh”. Fill pas publikimit të videove përkatëse, kanali i James Charles humbi më shumë se 1 milion ndjekës, ndërkohë që ai i Tati-t u shtua me 1 milion.

MOS I HUMBISNI