Nëse në planet e tua të afërta, dëshiron të udhëtosh dhe të njihesh me botën indiane, më poshtë do të të rendisim disa fakte interesante rreth kësaj kulture të largët.
Kur të shkosh, bëhu gati të shohësh:
Unazë martese në gishtin e këmbës
Në Tamil Nadu, unaza e martesës vendoset në gishtin e dytë të këmbës (nëse numërimi nis nga gishti i madh). Dy rrathët e argjendit, të vendosur nga dhëndri në këmbën e nuses, sipas traditës, mundësojnë një shtatzëni të shëndetshme. Në këtë rast, unazat e arit duhen shmangur pasi për ata, ari është simboli i perëndeshës së bollëkut, Lakshmi– t. Vendosja e tyre në këmbë, që njihet si zona "më e përulur" e trupit konsiderohet tejmase fyese.
Burra që kapin duart e njëri- tjetrit në publik
Në Indi është shumë e zakonshme të shohësh gjatë gjithë kohës burra që ecin dorë për dorë në rrugë, diçka që nënkupton dashurinë e pastër mes 2 miqsh të vërtetë. Nga ana tjetër, e gjitha kjo vështirë të shihet mes një burri dhe një gruaje. Shkëmbimi i puthjeve aq më pak!
Kulla e Heshtjes
Në religjionin Zoroastrian, Toka dhe Zjarri konsiderohen të shenjta. Për këtë arsye, ata ndërtuan Dakhma- n, të njohur ndryshe si Kulla e Heshtjes, e cila shërben në funksion të excarnation- it, që në arkeologji dhe antropologji konsiston në praktikën e heqjes së mishit dhe organeve të trupit përpara varrosjes. Kështu, kulla në fjalë bën të mundur ekspozimin e të vdekurve ndaj zogjve të egër. Ndonëse të pranishme edhe në Iran, momentalisht kulla të tilla përdoren vetëm në Indi.
Industrinë më të madhe të filmit në botë
Bollywood është industria indiane e filmit me bazë në Mumbai, e cila vetëm në vitin 2018 prodhoi 1813 filma. Në vitin 2012, industria ia doli të tejkalonte në numër prodhimet e Hollyëood- it. Bollywood është një bashkim emrash mes Hollywood dhe Bombay, siç ndryshe i referohen Mumbai- t.
Statuja më e gjatë në botë
India mban rekord për statujën më të lartë në botë, me një gjatësi prej 182 metrash, e njohur si Statuja e Unitetit. Statuja përfaqëson kreun e lëvizjes së pavarësisë indiane Sardar Vallabhbhai Patel, i njohur gjerësisht si Sardar Patel.
330 milionë zota
Në Indi, 80% e popullsisë i përket hinduizmit, që numëron 330 milionë zota, disa madje të panjohur për ta, por që gjithsesi nderohen edhe pa ua ditur emrin. Ndër më të rëndësishmit janë Vishnu, Shiva dhe Brahma, të njohur si Triniteti Hindu.
16 stolitë e nuses
Vetëm pasi martohen gratë mund të përdorin 16 stolitë e tyre, të quajtura Sola Shringar. Mes tyre është Bindi, pika në mes të ballit dhe Nath, vathi në hundë.
Konsumimin më të madh të arit në vit
Kërkesa e shtetit indian për ar, këto 10 vitet e fundit ka qenë mesatarisht 838 ton në vit. Në vitin 2018, u konsumuan 760,4 ton ar, më së shumti për prodhimin e stolive të dasmave ose festivaleve.
Seksin e tretë
Në Indi, termi Hijra përdoret për t’iu referuar njerëzve që e konsiderojnë veten transgjinorë apo trans-seksualë. Historia e tyre regjistrohet që në kohërat e lashta, përfshirë edhe në tekstin e lashtë të seksualitetit dhe erotizmit në gjuhën sanskrite, Kma Stra. Në prill të vitit 2014, Gjykata e Lartë e Indisë i njohu personat në fjalë si “seksi i tretë” duke miratuar edhe një ligj special përsa i përket pasaportave dhe dokumentave të tjera.
Burimi: Bright Side