Anabelizim

3 këngët më fantastike të Shqipërisë në Eurovision

3 këngët më fantastike të Shqipërisë në

Bazuar në sondazhin për këngën më të mirë që ka përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision, 3 janë më të preferuarat e shqiptarëve me nj diferencë të theksuar votash.

Në vendin e tretë (17%): Elhaida Dani – “I’m Alive”, Eurovision Song Contest 2015

Videoklipi i “I’m Alive” u realizua në Shqipëri dhe Maqedoni dhe përqëndrohej në fuqizimin e grave në pozicione pune të dominuara nga burrat. Fill pasi u publikua, kënga arriti të kapte shumë shpejt shifrën e 1 milion shikimeve në YouTube dhe në më pak se një muaj u bë kënga e dytë më e klikuar në YouTube në Eurovision 2015. Teksi i këngës u shkrua nga Sokol Marsi dhe u përshtat në anglisht nga Linda Halimi. Me muzikën dhe orkestrimin u morën Zzap&Chriss dhe Darko Dimitrov.

Në vendin e dytë (20%): Rona Nishliu – “Suus”, Eurovision Song Contest 2012

Rona u bë këngëtarja nga Kosova që përfaqësonte Shqipërinë në garën e Eurovision. Në finalen në Baku në Azerbajxhan, Rona u rendit në vendin e pestë dhe është momentalisht është renditja më e lartë që ka arritur Shqipëria. Teksti u shkrua nga vetë Rona, ndërsa muzika u kompozua nga Florent Boshnjaku.

Në vendin e parë (32%): Eugent Bushpepa – “Mall”, Eurovision Song Contest 2018

“Mall” e Eugent Bushpepës u konsiderua një ndër këngët e preferuara të publikut europian një vit më parë, ndërsa Eugenti u cilësua si vokali më i mirë mashkullor. Këngëtari ishte autori i vetëm i këngës, e cila më pas u përpunua nga producenti britanik Jim Lowe. Videoklipi u realizua nga Ajola Xoxa dhe Anima Picture dhe përfshinte elementë të dashurisë lirike, e cila pengohej nga distanca dhe faktorë të tjerë.

Në kanalin e Eurovision Hub në YouTube u publikuan video me reagimet e të huajve kur dëgjonin këngën e Eugentit. Pjesa dërrmuese e reagimeve qenë të tipit: “WOW çfarë zëri”, “Ky djalë qëndron kaq i lirshëm në skenë”, “Nuk e kuptoj se çfarë thotë, por po më shijon jashtëzakonisht shumë.”

REELS

Do të vij me shokët e mi shqiptar!!!

Shtatori përcakton qëllimet e reja për jetën dhe fizikun, por nepsi, si gjithmonë, shkatërron çdo plan. E po, jo me @shendetembel_ . Të vetmet ëmbëlsira që largojnë nepsin dhe çdo ndjesi faji 🍰

👀 Tag 👀

Nuk blen asnjë, thjesht shkatërron bluzat që dua unë. 😩

Mijëra shqiptarë mblidhen në Hagë për të kërkuar lirimin e çlirimtarëve të UÇK

Fjalimi i 16-vjeçarit që ndezi protestat e Gen Z në Nepal

Mendimi juaj? Shumë komentues e konsiderojnë si jo normale këtë sjellje dhe pretendoj se mes tyre mund të ketë një lidhje/pëlqim të fshehtë.

Rrini ju!

Më thuaj mendimin e parë

3 most fantastic songs of Albania in Eurovision

3 këngët më fantastike të Shqipërisë në

Based on the poll for the best song that Albania has represented in Eurovision, 3 are the favorites of Albanians

In third place (17%): Elhaida Dani - "I'm Alive", Eurovision Song Contest 2015

The "I'm Alive" video clip was performed in Albania and Macedonia and focused on empowering women in men-dominated positions. After it was released, the song was able to quickly capture the 1 million views on YouTube and in less than a month it became the second most clicked YouTube song on Eurovision 2015. The song was written by Sokol Marsi and adapted in English by Linda Halimi. Zzap & Chriss and Darko Dimitrov received the music and orchestration.

Second place (20%): Rona Nishliu - "Suus", Eurovision Song Contest 2012

Rona became the singer from Kosovo representing Albania in the Eurovision contest. In the final in Baku in Azerbaijan, Rona ranked fifth and is currently the highest ranking achieved by Albania. The text was written by Rona himself, while the music was composed by Florent Boshnjak.

In the first place (32%): Eugent Bushpepa - "Mall", Eurovision Song Contest 2018

Eugent Bushpepe's "Mall" was considered one of the favorite European audience songs a year ago, while Eugenti was rated as the best male vocalist. The singer was the only author of the song, which was later edited by British producer Jim Lowe. The video was made by Ajola Xoxa and Anima Picture and included elements of lyrical love, which was distanced by distances and other factors.

In the Eurovision YouTube channel, videos were published on the humorous response when listening to Eugene's song. The vast majority of reactions were of the type: "WOW what voice", "This guy stands so loose on the stage," "I do not understand what he says, but he enjoys me tremendously."