Pak kohë para performancës në Eurosong 2018, Portugali, artistët përfaqësues të shteteve përkatëse po realizojnë disa koncerte në qytete të ndryshme. Koncerti i radhës u mbajt në Amsterdam, ku Eugent Bushpepa dhuroi një super-spektakël nën interpretimin e tij drithërues.
Ai interpretoi në shqip për gati 3 minuta këngën “Mall”, e cila vazhdonte ta ruante grintën me të cilën u soll për herë të parë tek publiku.
Nën zërin fantastik të artistit, edhe pse në shqip, dëgjuesit e kanë vlerësuar shumë interpretimin e tij, gjë që mund ta kuptojmë shumë mirë nga komentet pozitive nëpër rrjete sociale.
Pas përfundimit të këngës, publiku ka shpërthyer në duartrokitje.
Videon e plotë të performancës mund ta ndiqni këtu:
Eurovision Song Contest 2018 do të mbahet në Lisbonë të Portugalisë në datat 08-12 maj.