Meghan Markle dhe Princ Harry u martuan më shumë se një vit më parë dhe tani janë prindër të një djali, Archie Harrison. Nga ana tjetër, ish-bashkëshorti i Meghan, Trevor Engelson, gjithashtu po bën gjëra me rëndësi. Për shembull, të shtunën u rimartua me të njëjtën grua.
Trevor, producent filmash, i propozoi të dashurës së tij, Tracey Kurland, në qershor në Napa Valley dhe dyshja lidhi (sërish) kurorë në një resort në Montecito të shtunën mbrëma. Sipas Daily Mail, Tracey është trashëgimtarja e një pasurie qindra miliona dollarëshe. Gjëra të vogla.
Në dallim nga dasma e Trevor me Meghan, e cila u mbajt në Ochos Rios, në Xhamajkë dhe pati mbi 100 të ftuar që festuan për katër ditë me birrë dhe rum në plazhet e bardha, dasma e dytë ngjan goxha tradicionale.
View this post on Instagram
Fatmirësisht, Trevor nuk po jep intervista lart e poshtë nëpër tabloide rreth Meghan, ndryshe nga gjysmë motra e Dukeshës, Samantha Markle. Sidoqoftë, thuhet se Trevor po punon për një serial televiziv ku personazhin kryesor e lë gruaja për një anëtar të familjes mbretërore britanike dhe u duhet të zgjidhin problemin e madh të kujdestarisë së fëmijës që kanë bashkë. Po, mund të themi që Trevor është frymëzuar pak nga jeta e tij, por ai dhe Meghan s’kanë fëmijë dhe u ndanë vite para se ajo të njihej me Princ Harry-n.