Celebrity

Çifti, zyrtarisht të fejuar: 'Më kërkoi të jem gruaja e tij!'

Shkruar nga Anabel

9 Maj 2019

Çifti, zyrtarisht të fejuar: 'Më kërkoi të jem

Hilary Duff është fejuar me partnerin e saj Matthew Koma.  Lajmin, e ka bërë publik vetë aktorja duke publikuar një foto të të dyve dhe sigurisht, unazën prej diamanti në dorën e saj.

Çifti, zyrtarisht të fejuar: 'Më kërkoi të jem

“Ai më kërkoi të jem gruaja e tij”- shkruhej në përshkrimin e fotos, ndërkohë që të njëjtim postim, partneri i saj shkruante: “I kërkova shoqes sime të ngushtë të martohej me mua. Ajo tha po!”

Çifti, zyrtarisht të fejuar: 'Më kërkoi të jem

Aktorja dhe Koma janë prindër të një vajze 6-muajshe të quajtur Banks. Romanca e tyre nisi në fillim të 2017-ës dhe në qershor të 2018-ës, Duff i tregoi botës që priste vogëlushen e tij!

Çifti, zyrtarisht të fejuar: 'Më kërkoi të jem

Ylli i filmave për adoleshentë është gjithashtu nëna e një djali 7-vjeçar nga marrëdhënia me ish-bashkëshortin Mike Comrie.

Çifti, zyrtarisht të fejuar: 'Më kërkoi të jem

Përsa i përket romancës që po jeton tani, ndonëse aktualisht gjërat po shkojnë për mrekulli, lidhja e tyre ka patur periudha të vështira.

“Tani po shkon shumë mirë. Dua të them, është hera e tretë që ne dalim bashkë dhe besoj që Selena Gomez ka shumë të drejtë kur thotë se koha është një faktor i rëndësishëm. Hera e tretë është gjithë sharm!!”