Që pas ngjarjes së të martës, ku policia e Luzerner- it arrestoi Loredana Zefin me akuzën për kërcënim dhe zhvatje parash ndaj një çifti rreth të 50- ave, reperja dhe partneri i saj, Mozzik janë fotografuar (disa orë më parë) në aeroportin e Basel- it.
Në një artikull titulluar A mos po shkon Loredana në Kosovë me Mozzik- un, “20 Minuten” ka publikuar një fotografi të dyshes, dërguar nga një lexues i portalit.
Ndërkohë, Prive deklaron se burime të sigurta kanë bërë me dijeni se që përpara shpërthimit të skandalit, Loredana kishte planifikuar të niste që ditën e djeshme xhirimet e një klipi të ri në Prishtinë.
Përsa i përket arrestimit, thuhej se bëhej fjalë për një dëm të shkaktuar ndaj një çifti zvicerian me vlerë prej afro një milion frangave. Loredana dyshohej të kishte një detyrim prej 700,000 frangash, e ndërsa vëllai i saj, Berati, 200,000 franga të tjera. Paratë pretendohej të ishin marrë përmes shantazhit dhe kërcënimeve të vazhdueshme. Për më shumë rreth situatës në fjalë lexoni këtu, për lirimin e saj këtu e ndërsa për një histori tjetër të ngjashme, bërë me dijeni nga ish- shoqja e reperes lexoni këtu.