Fjalët si “e fryrë” ose “e enjtur” nuk janë shumë të këndshme për t’u dëgjuar, por njëherë në kaq kohe të gjitha ne e kemi vënë re një dukuri të tillë tek vetja.
Mos u panikosni- një vaginë e fryrë nuk ka asgjë jo-normale dhe arsyet pse ndodh kjo mund të jenë të shumta.
Pra, pse fryhet vagina?
Kjo lloj enjtje e vaginës mund të vijë si pasojë e një irritimi që shkaktohet duke filluar që prej linesave e deri tek të brendshmet e papërshtatshme. Do të habiteshit nëse mësonit se diçka e tillë mund të ndodhë edhe prej letrave higjenike?!
Një tjetër arsye, është infeksioni vaginal ose seksi i vrullshëm, nëse e keni vënë re pas aktit.
Ç’duhet bërë?!
Fillimisht, duhet mësuar shkaku i fryrjes (që mund të jetë një prej atyre më sipër). Nëse vuani nga infeksioni mund të kuroheni me antibiotikë, por theksojmë: gjithnjë pasi keni zbuluar shkakun. Ah dhe mos harroni, rikthehuni tek mbathjet prej pambuku.