Kulmi i karrierës së Ermal Fejzullahut ka qenë në mesin e viteve ‘2000, kur vajzat s’kishin asnjë dashuri tjetër përveç tij dhe baladave të dashurisë.
Gjithsesi, shumë përpara se të fiksoheshim me Ermalin e "Gocë nga Tirana" apo me atë të "Për një dashuri", ka qenë një Ermal tjetër..
Një vogëlush i apasionuar pas muzikës!
Pak orë më parë Ermali postoi në Instastory-n e tij një foto të shumë viteve më parë, kur këngëtari ishte fare i vogël.
“1997-ta, jemi të kohës së kasetave!”- shkruan Ermali.
I qeshur dhe shumë topolak, këngëtari këndonte “Do të bëhem këngëtar”.
Për më tepër hidhini një sy kësaj videoje.
I veshur me xhaketë lëkurë dhe flokët e ngritura me xhel, Ermal Fejzullahu dukej si një rocker i lindur bashkë me “bandën” e tij muzikore.