Showbiz dhe TV

Bashkëshorti i Almeda Abazit: ‘Bir, më frikësove shumë’

Shkruar nga Anabel

6 Maj 2019

Bashkëshorti i Almeda Abazit: ‘Bir, më frikësove

Pasi Almeda Abazi solli në jetë fëmijën e saj të parë, Tolgahan rrëfeu për mediat turke gjithë emocionet e atij momenti. “Jam shumë i emocionuar dhe shumë i lodhur; lindja zgjati shumë. Hyra në sallë, por nuk e kisha menduar që do të ishte kaq e vështirë.”

Në vijim, aktori përgëzoi bashkëshorten për fuqinë e saj. “Lindja e Almedës nuk qe aspak e lehtë. Dua t’i jap një medalje. Lindja zgjati 12 orë. Nuk kam fjalë ta përshkruaj atë ndjesi. Unë jam njeri që qaj me vështirësi, por edhe gurët plasin.”

Në fund, shtoi: “Para se të lindte, i thoja ‘të dua shumë’, tani i them ‘bir, më frikësove shumë’.”

Për fëmijën e tyre të parë, dyshja e famshme zgjodhi emrin Efehan, pasi siç ka treguar më herët, Almeda ka pëlqyer gjithnjë emrin Efe. “Mua më pëlqen si emër Efe dhe kur ia thashë Tolgës më tha le të jetë Efehan pasi shumica e emrave në familjen e Tolgës mbarojnë me –han. Kështu vendosëm të jetë Efehan."

Burimi: Gazeta e përditshme turke, “Posta”