KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Showbiz dhe TV

Almeda Abazi bëhet nënë për herë të parë: Vjen në jetë Efehan!

Shkruar nga Anabel

5 Maj 2019

Almeda Abazi dhe partneri i saj Tolgahan janë bërë për herë të parë  prindër të një djali. Lajmin e kanë bërë me dije portale të ndryshme turke, duke njoftuar gjithashtu se si bebushi ashtu dhe Almeda janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Ndër të tjera, thuhet se showgirl-i i njohur ka sjellë në jetë një djalë që peshon 3 kilogram e 285 gram dhe i gjatë 50 centimetra.

Për fëmijën e tyre të parë, dyshja e famshme zgjodhi emrin Efehan, pasi siç ka treguar më herët Almeda ka pëlqyer gjithnjë emrin Efe.

“Mua më pëlqen si emër Efe dhe kur ia thashë Tolgës më tha le të jetë Efehan pasi shumica e emrave në familjen e Tolgës mbarojnë me –han. Kështu vendosëm të jetë Efehan,” tregoi ajo.

Si bebush me prindër nga 2 kombësi të ndryshme, si Almeda ashtu dhe Tolga do të sigurohen që ai të jetë njohës i mirë si i shqipes ashtu dhe i turqishtes.

MOS I HUMBISNI