Instagramming

Ja si duket shtëpia e familjes së Rita Orës në Prishtinë

Shkruar nga Anabel

6 Maj 2019

Ja si duket shtëpia e familjes së Rita Orës në

Shtatorin e shkuar, familja e Rita Orës bleu një shtëpi në Prishtinë, në qytetin e tyre të lindjes. Asokohe u shprehën shumë të lumtur për blerjen, ndërsa dje, Vera Ora postoi një foto të pronës shoqëruar me një përshkrim mbi rëndësinë e një shtëpie në Kosovë.

“Shtëpia është aty ku është zemra,” shkruan Vera. “Edhe pse jetojmë në Londër, ka shumë rëndësi për ne dhe për fëmijët/brezat e ardhshëm që të kemi mundësi të vizitojmë qytetin tonë të lindjes, Prishtinën.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Vera Ora (@veraora) on

Shtëpia e ndodhet pak minuta larg qendrës së Prishtinës, në një kompleks luksoz vilash në Bërnica Park.

Ndjekës të shumtë përgëzuan Verën për shtëpinë, por edhe për faktin që s’e harroi kurrë vendin nga vjen.