Hostel by Anabel

Ç’kuptim kanë 5 tatuazhet jo dhe aq minimalistë të Anës

Shkruar nga Anabel

3 Maj 2019

Ç’kuptim kanë 5 tatuazhet jo dhe aq minimalistë të

Ana ka 5 tatuazhe gjithsej, ose 5 e ½ ose 6, varet në cilin këndvështrim e sheh, pasi njëri është i ndarë në dy pjesë. Në vijim gjeni tatuazhet dhe kuptimin që qëndron pas tyre.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by (@anahaxhimali) on

“Maleficient është tatuazhi im i preferuar, sepse është i pari që kam bërë. Gjithmonë më kanë pëlqyer më shumë shtrigat sesa princeshat nëpër filma dhe kur Disney publikoi ‘Maleficient’, u bëra njeriu më i lumtur në botë. Kuptimi i tatuazhit lidhet me personazhin kryesor në film dhe me shprehjen ‘Don’t let your wings be stolen from you’ (Mos lejo që të t’i vjedhin flatrat’).” – tregon ajo për Anabel.al.

Ç’kuptim kanë 5 tatuazhet jo dhe aq minimalistë të

“Nuk preferoj të bëj tatuazhe që lidhen direkt me familjarët e mi apo me njerëzit që dua. Portretet, inicialet apo emrat e tyre mendoj që nuk do t’i bëja kurrë. Për këtë arsye, tatuazhet i lidh me ata në mënyrë të tërthortë, që për dikë mund të duket e pakuptimtë. Si rasti i elefantit tek këmba. Elefanti është kafsha ime e preferuar dhe në shumë kultura është fatsjellës. Ky që kam zgjedhur ka një lloj pjekurie, është i vrazhdë dhe ka rrudha të skalitura mirë, po njëkohësisht ka sy të ndjeshëm dhe të përvuajtur. Karakteristikat lidhen me një njeri të afërt që nuk jeton më.”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by (@anahaxhimali) on

“Edhe patkoi konsiderohet fatsjellësh në shumë kultura. Tatuazhi im i përket stilit ‘old school’ dhe asnjëherë nuk del nga moda. E veçanta e tij qëndron te fakti se është punuar nga një njeri shumë i veçantë për mua.”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by (@anahaxhimali) on

“Ky është padyshim tatuazhi më fiksues që kam. Njerëzit e shohin me dhjetra herë dhe ende nuk e kuptojnë dot tamam se çfarë është. Skica është e një artisti të huaj, por si tattoo është punuar nga një mik i imi, sigurisht me të drejta autori.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by (@anahaxhimali) on

Është një trëndafil dhe një kafkë, realizuar para një viti. Nuk është ndonjë nga ata tatuazhet e menduar gjatë; e pashë, e vendosha dhe nuk pendohem.”

Ç’kuptim kanë 5 tatuazhet jo dhe aq minimalistë të

“Hmm kam edhe një në shpinë, për të cilin mund të flasim herë tjetër. Ose mund të mos flasim fare. Varet.”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by (@anahaxhimali) on