Shtëpia jote ose prona të tjera që zotëron do të jenë në qendër të vëmendjes që prej fillimit të këtij muaji. Kjo vjen si pasojë e Hënës së Re shumë miqësore në Dem, e cila do të japë shumë mundësi për të përmirësuar jetesën aktuale apo për t’u kujdesur edhe më mirë për pjesëtarët e familjes.
4 maji do t’ju lejojë të shihni produktivitet në çështjet që lidhen me shtëpinë dhe familjen. Nuk ka rëndësi nëse jeni duke blerë, shitur, transferuar diku tjetër apo rinovuar banesën. Tani mund të gjeni njerëz që t’ju ndihmojnë me gjithë këto ndryshime, ose nëse jeni duke kërkuar për një shoqe me të cilën të ndani shtëpinë ditët më të mira janë në fillim të majit.
Nëse keni patur një keqkuptim me një kontraktor apo një arkitekt, ky muaj do të zgjidhë gjithë konfliktet pavarësisht gjithçkaje. Maji është ndryshe nga gjithë muajt e deritanishëm.
Mund të përfshiheni në konflikte të papritura, kështu që duhet të qëndroni të palëkundur dhe shumë vigjilent. Gjithsesi le të mendojmë pozitivisht, 18 maji është dita në të cilën do të dëgjoni diçka që do t’ju bëjë të lumtur që mund të jetë e lidhur me karrierën ose familjen tuaj.
Nëse keni qenë duke u përpjekur për një pozicion të ri pune, 18 maji është gjithashtu një ditë e mirë. Do të fitoni pozicionin që deshët dhe do të ndiheni krenar që mes të gjithë kandidatëve ishit ju të përzgjedhurit.
Nëse nuk ndërroni punë, do të përfitoni një promovim në kompaninë ku punoni, por bëni mirë që të tilla çështje apo intervista pune të mos i flisni me miqtë ose kolegët.
Përsa i përket çështjeve romantike 2 javët e para të majit do të jenë sensacionale. Ndërkohë që me 15 maj jeta juaj profesionale mund të jetë më e ngarkuar se kurrë, xixat do t’i ndjeni në dashuri! 2 maji është një prej ditëve perfekte për një takim të parë. Nëse nuk dilni me 2, shfrytëzoni datën 8, pasi sjell surpriza.
Në 9 maj, organizo një darkë me miqtë pas pune pasi Afërdita është në harmoni perfekte me Jupiterin dhe kjo s’duhet humbur.
Jeta romantike është shumë e veçantë përgjatë këtij muaji dhe data 14 do të jetë një ditë e veçantë. Atë ditë, mund të shkëmbesh sytë me dikë special që ndodhet në të njëjtin ambient me ty. Planifikoni gjëra të lezetshme pasi ditë të bukura ju presin këtë muaj.
Urani, planeti i surprizave, kaosit dhe gjërave inovative ka hyrë për herë të parë në jetën tuaj,në shenjën e Demit. Do të ndjeni t’ju vijnë ide krijuese për çështje nga më të ndryshmet. Duhet t’i përdorni ato për punën tuaj.
Pas 4 majit, mund t’ju kërkohet të shkruani një artikull për një revistë prestigjioze. Mund të jeni duke shkruar një libër dhe gjatë kësaj periudhe mund t’ju kërkojnë të flisni në televizion, ose të jeni një prej të ftuarëve në një emision.
Nëse puna juaj ka qenë vërtetë e mirë, do të pushtoheni nga mundësi të reja dhe shanse për të punuar në projekte të mëdha. Do ta gjeni veten pjesë të shumë eventeve dhe njerëzve të cilët do t’ju përkrahin.
Shihni me vëmendje 2 majin, kur Mërkuri dhe Jupiteri do të jenë në harmoni perfekte. Duket sikur çdo mesazh që do të merrni sot mund t’ju trondisë.
Nëse keni nevojë për ide të reja, mos prisni ditë tjetër përveç 8 majit.
Gjithashtu, Hëna e Plotë e këtij muaji sjell një vendim në lidhje me një gjyq që mund të keni patur, një çështje pasaporte apo green card-i. Nëse jeni akoma në shkollë apo prag diplomimi do të dilni mirë në teste apo gjatë kohës që do të mbroni temën e dilpmomës.
Udhëtimet janë gjithashtu pjesë e axhendës suaj; me 18 maj mund të bëni udhëtimin e largët të cilin e keni pritur prej kohësh.
Këtë muaj, do të dëgjoni lajme të mira që do t’ju bëjnë të ndiheni të sigurtë. Nëse doni të blini pajisje të reja për shtëpinë, ose të ndryshoni diçka bëjeni para15 majit.
Sapo Marsi të vendoset tek Gaforrja në 15 maj do të keni shanset më të mëdha për të përjetuar dashurinë. Mund të takoni dikë special gjatë një udhëtimi të shkurtër. Jeni në një lidhje?! Prisni një mesazh romantik pra! 22 maji është ditë surprizuese në të cilën mund të flirtoni sa të doni me partnerin, njësoj siç bënit ditën e parë që u njohët. Për ju, maji mund të jetë muaji i preferuar i gjithë vitit.