Celebrity

Fill pas divorcit, Adele fotografohet me një burrë misterioz që i ngjan kaq shumë ish-it

Shkruar nga Anabel

29 Prill 2019

Fill pas divorcit, Adele fotografohet me një burrë misterioz që i

Adele ndoshta u mërzit me ish-bashkëshortin e saj, por jo me mënyrën si dukej ai.

Fill pas divorcit, këngëtarja u fotografua dhe u pa duke u puthur me një burrë misterioz që i ngjason shumë ish-it të saj, Simon Koncecki. Një burim tha për The Sun se “Adele është një grua e fortë dhe synon të vazhdojë jetën e saj si një njeri normal që sapo është divorcuar.”

Fill pas divorcit, Adele fotografohet me një burrë misterioz që i
Adele dhe Simon

“Ajo i ka dobësi burrat amerikanë që nga periudha që jetonte në Los Angeles dhe u puth me një bukurosh në një bar në New York. Kishte mjekër si Simon, por ishte më i mbajtur se ai.”

Fill pas divorcit, Adele fotografohet me një burrë misterioz që i
Adele dhe burri misterioz

Djali i këngëtares, Angelo, mbetet prioriteti i saj.

Adele dhe Simon njoftuan divorcin një javë më parë. Ata u martuan në 2016-n, në një ceremoni të fshehtë. Çifti ka një djalë 7-vjeçar.